12.5 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Rita Ora krenare që gjendet në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore,e cila po qëndron në Kosovë, sot ka dalur para mediave në një konferencë për shtyp, ku ka folur për dy ditëshin e vizitave të saj me persona të shumtë dhe të nndryshëm.

Ajo ka thënë se është e kënaqur që gjendet në Kosovë, ku ka falenderuar UNNICEF-in me të cilin ka pasur një udhëtim fantastic, duke përfshirë këtu takimet me të rinjtë, me frymëzimin dhe pasurinë që kanë ata.

“Do të bëjë çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, tha Rita Ora.

Kujtojmë se çdo shitje nga brendi i linjës së çantave, “Rita x Escada”, një përqindje e saj do të shkojnë për bamirësi në Kosovë.

Ndryshe, 28-vjeçarja do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme me koncerte anembanë globit për të promovuar albumin e ri, “Phoenix”.