Të gjitha objektet kulturore që gjenden në Kosovë, asnjëra prej tyre nuk ka system mbrojtës nga zjarri, gjë kjo që paraqet rrezik të madh për secilinn objekt, vlera e të cilëve ka peshë të madhe kulturore.
Shumë vende në Evropë, kanë nisur të marrin masa konktrete në rishikimin e sistemeve të tyre mbrojtëse kundër zjarrit, e në vecanti pas zjarrit që u shkaktua në katedralen Notre Dame në Paris.
Por, mesa duket Kosova ka mungesë të një rregullore të vecantë për mbrojtje kundër zjarrit, e cila do ti përcaktonte mekanizmat e duhur që do të duhej ti ndiqte dhe ti kishte cdo monument kulturor në Kosovë. Edhepe në vitin 20018 ishte bërë një raport mbi gjendjen e monumenteve kulturore në Kosovë dhe se mbrojtja e trashëgimisë vazhdon të paraqet rrezik, prapë se prapë nuk janë marrë hapat dhe masat e duhura të veprimit në këtë drejtim.
Në vitin 2016 për herë të parë në Kosovë është krijuar databaza online e trashëgimisë kulturore nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku vendosen të gjitha të dhënat për çdo monument që gjendet në Republikën e Kosovës.

























