Sot në Prishtinë, është hapur Panairi i Edukimit, i cili po cilësohet si ngjarja më e rëndësishme në vend për promovimin e programeve dhe shërbimeve të cdo institucioni arsimor. Ky panair do të qëndrojë i hapur për dy ditë, më 16 dhe 17 prill
Ky panair gjithashtu konsiderohet si një ngjarje ideale për ti shfaqur idetë dhe punët kreative pikërisht nnxënësit dhe studentët e institucioneve arsimore para gjeneratave të reja.
Qëllimi i këtij panairi është ngritja e vetëdijes tek nxënësit në lirinë e zgjedhjes dhe avancimit të tyre professional për në të ardhmen. Këta nxënës do ta kenë rastin të takojnë edhe përfaqësues të ndryshëm institucional, me të cilët do të bashkëbisedohet për mundësitë e shkollimit dhe karrierës në Kosovë.
Ndryshe, ky panair është i 13-ti me radhë dhe po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

























