13 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Elina Duni do të përformojë në koncertin ‚Vjosa forever‘

Më datën 4 qershor Elina Duni së bashku me kitaristin nga Londra Rob Luft, do të përformojnë në festivalin Vjosa forever. Këta të fundit kanë së bashku albumin ‚Lost Ships‚ që u kushtohet të gjithë emigrantëve, si dhe këtë vit do të japin koncerte në vende të ndryshme të botës.

Elina Duni është një figurë e shquar e diasporës shqiptare, sukseset dhe talenti i së cilës ka bërë që ajo të jetë e respektuar në botën e artit. E lindur në Tiranë, ajo fillon të shfaqë pasionin për muzikën duke kënduar në festivale dhe televizione shqiptare qysh nga mosha 5 vjeçare.

Në moshën 11 vjeçare ajo vendoset në Gjenevë, ku nga aty me anë të studimeve fillon e krijon hapat e suksesit që e bëjnë atë të japë koncerte në mbarë botën. Ambasada RSH në Bernë ka prezantuar para publikut këngëtaren e njohur dhe në vitin 2014 i dorëzon titullin: Diplomë Nderi si Personaliteti i Shquar Frankofon për vitin 2014.