14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Afaristi 35 vjeçar, Sami Musa, deputet i Parlamentit të Hamburgut dymilionësh!

Nga qyteti i dytë në Gjermani, vjen lajmi se i riu Sami Musa me prejardhje nga Pozhorani i Vitisë, përmes Partisë Socialdemokrate (SPD), zgjidhet deputet në Parlamentin e Hamburgut, në saje edhe të një numri të votave të vet shqiptarëve

 Nga Rexhep Rifati  

Ndërsa në llogarinë  e tij në fb vet Samiu ka shkruar me sa vijon: “I kam fituar 3661 vota. Falënderoj përzemërsisht secilin garues. Urime secilit deputet të zgjedhur ashtu sikurse edhe atyre që nuk janë zgjedhur. Secili prej jush është angazhuar për demokraci. Uroj po ashtu edhe secilin aktivist të zgjedhjeve dhe të gjithë pjesëmarrësit. Unë mendoj se duhet të jem brenda (në parlament) prandaj falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë zgjedhur”.

Falënderimi i Xhelil Musës

Edhe babai i Samiut, Xhelil Musa me një njoftim dhe falënderim iu drejtohet mërgimtarëve: “ Shumë të dashur bashkëvendës, miq, shokë, dashamirë të njohur e te pa njohur personalisht, po ju drejtohem këtu në pamundësi që të kthejë e falënderoj secilin prej jush veç e veç për urimet tuaja me rastin e zgjedhjes së djalit tim Sami Xh. Musa si deputet në parlamentin e Hamburgut. Duke ju falënderuar pa masë me shpresë dhe dëshirë të takohemi për të mira e gëzime.

Ju faleminderit nga zemra. Zoti bekoftë të gjithë shqiptarët ku janë. Me respekt i juaji Xhelil Musa me familje. Hamburg 25.02.2020”

 Poeti Ragip Ramaj: “Vërtetë, Hamburgu, foli shqip!”

Ndërsa shkrimtari me banim në Gjermani, Ragip Ramaj, me një titull simbolik: “Vërtetë, Hamburgu, foli shqip!”, këtë e vlerëson:“  Një fitore e madhe për Sami Musën, deputetin shqiptar të SPD-së në Parlamentin e Hamburgut.
Një fitore e madhe për gjithë shqiptarët.
Urime, Sami!
Urime, shqiptarë!
Kjo fitore e deputetit tonë Sami Musa, përveç suksesit të tij si politikan me perspektivë në politikën gjermane, dëshmon edhe për një sukses tjetër: përkrahja dhe vota e shqiptarëve të Hamburgut për deputetin e tyre, zërin e tyre në Parlamentin e Hamburgut.
Ata, pra shqiptarët e Hamburgut, treguan se dinë e duan të kontribuojnë për bashkatdhetarin e tyre, por edhe për shqiptarizmën, për kontributin e tyre kombëtar, sepse fitorja e Sami Musës tejkalon konturat e një fitoreje personale të një të riu shqiptar dhe kalon në një fitore me vlera kombëtare. Çdo fitore e të rinjve tanë kudo në botë, është edhe vlerë kombëtare”…

Përgëzime për babë e bir, për imazhin shqiptarë në Gjermani