20.3 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Afaristi 35 vjeçar, Sami Musa, deputet i Parlamentit të Hamburgut dymilionësh!

Afaristi 35 vjeçar, Sami Musa, deputet i Parlamentit të Hamburgut dymilionësh!Si autor i këtij teksti përgëzoj jo vetëm Samiun, por edhe babën e tij, mikun tim të respektuar Xhelil Musën njërin nga afaristët më të njohur shqiptar në Hamburg, qytetit të dytë më të madh në Gjermani, pas Berlinit.

Derisa Xhelili shquhej në rini si sportist i shkëlqyeshëm e tash edhe si njëri nga afaristët më të njohur në fushën e gastronomisë, por edhe për zemërgjerësi ndaj krijueseve tanë në mërgatë, kur edhe hotelet i le në në dispozicion të tyre, tash Samiu djali i tij, po ashtu afarist i dalluar shquhet edhe në politikë edhe atë në Partinë Socialdemokrate (SPD), ku edhe përmes saj pardje, me 23 shkurt 2020, fitoi garën për tu bërë deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Hamburgut.

Me këtë rast ndajë urimin edhe me shumë nga krijuesit në mërgatë, që kanë një respekt të veçantë për Xhelil Musen , duke e shpallë edhe anëtarë nderi të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Ndërsa Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani po ashtu e dekoroi me një çmim të lartë.

Krejt në fund do theksuar se Urime të tilla vinë nga anë të ndryshme të mërgatës, me përgëzime të vazhdueshme për babë e birë, për rritjen e imazhit të shqiptarëve në shtetin mik gjerman.