Këtë të hënë është bërë ndarja e cmimeve për Qytetari Aktive. Ndarjen e cmimeve e ka bërë Forumi për Iniciativa Qytetare. Qëllikmi I këtij organizimi është identifikimi dhe vlerësimi I organizatave dhe personnave që angazhohen në kauzat të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Organizatori I këtij eventi ka bërë të ditur se nominimi është bërë nëpërmjet rrjetit social facebook dhe janë përzgjedhë nga vet qytetarët ata që kanë pasur më shumë përkrahje pozitive.
Ai ka thënë se fillimisht kanë nisur me një filtrim të atyre qytetarëve që kanë kontribuar më shumë, për të arritur në numrin 7. Pra, I kemi 7 prej tyre që janë dekoruar me titullin për qytetari aktive, falë angazhimit të tyre të vazhdueshëm për shoqërinë dhe rrethin tonë.
Disa nga protagonistët që pranuan mirënjohjen e Iniciativës #për të mirë, ishin: Milot Hasimja, Nol Musa, Jehona Gjurgjeala, Guxim Klinaku, Elizabeth Goëing.

























