15.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Takim i rëndësishëm mes z. Vigan Berishës dhe z. Mario Fehr në Cyrih

Më 25.11.2025, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, u prit në një takim zyrtar nga z. Mario Fehr, anëtar i Qeverisë së Kantonit të Cyrihut dhe drejtues i Departamentit për Siguri. Ky departament mbikëqyr fushat kyçe të sigurisë publike, si policia kantonale, rendi publik, mbrojtja civile, koordinimi i emergjencave, administrimi i burgjeve dhe masat kundër ekstremizmit.

Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë konstruktive, duke hapur diskutime të rëndësishme mbi zgjerimin e bashkëpunimit institucional mes Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih dhe autoriteteve kantonale. U theksuan mundësitë për forcimin e koordinimit në të gjitha fushat që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe integrimin e komunitetit.

Z. Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin e z. Fehr, duke nënvizuar bindjen se ky dialog do të sjellë projekte të reja dhe një partneritet edhe më të fortë në të ardhmen.