14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

21 shqiptarë në listat zgjedhore në Itali

Pjesëmarrja e shqiptarëve në politikë, po rritet cdo herë e më shumë dhe përfaqësimi i tyre po bëhet cdo herë e më i fuqishëm dhe më i denjë. Së fundi kemi dëgjuar për shqiptarë të kycur në politikë në Belgjikë dhe Zvicër, por fati i mirë është që shqiptarët kanë nisur të bëjnë jetë aktive në politikë jo vetëm në këto shtete, por edhe në të tjera. Shqiptaret Eva Meksi dhe Uljana Gazidede kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë.

Këto zgjedhje pritet të mbahen në maj, kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet evropiane, ndërsa pjesë e listave në Itali do të jenë edhe 19 kandidatë të tjerë shqiptarë.

Kandidatët shqiptarë:

Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja, Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj, Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi, Adela Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega.