Supë me perime
Për përgatitjen e kësaj supe iu nevojiten:
5 karrota
1 qepë
1 tufë brokoli
1/2 specë të verdhë
4 thelbinjë hudhre
pak ginger
majdonoz
koriander
kocka të supës
kripë dhe biber të zi.
Mënyra e përgatitjes:
Se pari skuqim qepën me vaj ulliri, pastaj shtojmë përbërësit tjerë, deri sa të zbuten pak (5-6min), pastaj e shtojmë ujin me kockat e supës. Pasi të jenë zier për 5 min, i bluajmë perimet. Servohet me majdonoz.
Ujë i hidhni varësisht se sa doni të jetë supa e trashë.
Ju bëftë mirë!






























