(Fjala e kryetarit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë )
Hora e Arbëreshëvet /Piana Degli Albanesi , 1990
Me lejoni që në fillim t’ua lexoj një letër të vitit 1990 nga Hora e Arbërshëvet shkruar nga Paskal Renda
Shumë i dashur Musa,
Megjithëse nuk njihemi personalisht, të shkruaj si mund t’i shkruaja një vëllai ! Rastësisht lexova “ALBAKOS 2” ( më dha Gjergj Ales ) dhe unë mbeta pa fjalë.
Si është e mundur kjo gjendje e tmerrshme qe i prekë vëllezërit tanë në Kosovë. Çdo ditë jemi më të preokupuar për lajmet qe vinë nga Kosova. Si Arbëresht nuk mund durojmë më të prishet gjaku i vëllezërve tanë !
Nuk mund durojmë më “tanket” nëpër rrugët e Prishtinës !
E për këtë, Arbëresht nuk mund të rrinë indiferent.
Duke shpresuar të përmirësojmë lidhjet me ju dhe të bashkëpunojmë sa më thellë, ju dërgoj urimet më të sinqerta, për një punë të mbarë dhe përqafimet vëllazërore më të ngrohta.
I juaj, Paskal Renda
Hora e Arbëreshëvet 1990
*
Të dashur motra dhe vëllezër arbëreshë
I dashur Kryetar Rosario Petta
I dashur Salvatore Di Chiara
I dashur Di Maggio
Dhe gjithë ju të pranishëm
“O e Bukura Moree si të llee më nuk të pee”.
Dielli i Dardanisë, Dielli i Arbërisë, kulti më i vjetër i Ilirisë, e gjejmë në sytë e arbëreshëve të shpirtit tanë, ku me aq dashuri ruajtën gjuhën dhe trashëgiminë kulturore ndër shekuj!
I kisha premtuar Zotit Rosario Petta në shtatorin e vitit 2024 ku Gjergj Kastrioti arriti të ngre shtat në Hora e Arbëreshëvet, nga skulptori Gëzim Muriqi i Dardanisë, që e mundësoi Hora e Skënderbeut në Zvicër, se Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë do të jetë së shpejti në qytetin e njëmijë një historie HORA e ARBRESHËVET, dhe ja fill pas tetë muajve arritëm në premtimin tonë dhënë Kryetarit Rosario Petta.
Siç na gërryen malli neve për arbëreshët, aq u gërryen shpirti arbëreshëve për ne, për Dardani e Shqipëri, për Morenë , dhe e jona është të jemi me ta ashtu siç është zemra e tyre me ne, arbëreshët e gjashtë shekujve që e ruajtën gjuhen dhe traditat, arbëreshët e Rilindjes, arbëreshët e Motit të Madh jenë dhe jemi një me gjuhë e gjak!
Më lejoni ta përkujtojmë një histori të dhimbshme
Që njihet për masakrën e Portella della Ginestra (1947), nga mafia, ku është edhe Memoriali si dëshmi historike!
Vargjet:
“Mori bijë, bijë e Lalës,
Mori e bukur e trishtuar
Pse me kthen në motnë e shkuar?”
HORA E ARBËRESHËVET qëndron krenare në mes maleve dhe bjeshkëve me gur si zemra e tyre, jo larg qytetit të Palermos.
Kur Arbëria po pushtohej nga otomani, ata erdhën në vende të ndryshme të Italisë, në veçanti në Kalabri dhe Sicili ku u vendosen në fund të shekullit të 15-të.
Në Sicili themeluan qytetin piktoresk mesjetar Hora e Arbërshëvet duke e ruajtur kujtesën e Atdheut, veçoritë etnike, gjuhën dhe trashëgiminë e tyre kulturore, qytet i cili u bë edhe frymëzues i Rilindjes kombëtare që ruhet edhe sot kjo ndjenjë atdhetare!
Ja si e thotë kënga:
«Arbëresh je ti, mos e harro.
Gluhën e mëmës ndë zëmër shtrëngo.
Kujtimin e atdheut mos e harro,
farën e Kastriotit sot trashëgo!»
Nga na vjen emri HORA
Një copë dhe, po edhe term filozofik që e përmend Platoni, një enë, e unë e them, po edhe një bashkësi kulturore duke e ruajtur etni-gjuhësinë, duke e marrë, po e them në mënyrë poetike, figurën e Skënderbeut që i përcolli si hije që s’ka të ndarë nga jeta, nga Mesiana do thonë një hambar të mbushur me kulturë, që mos të harrohen traditat dhe besimi i jetës arbërore!
Po gjaku i shprishur, ç’do të thotë?
Një rrëfim poetik, një lulëzim i dashurisë që përcakton dhe e ruan gjakun dhe gjuhën nga lindja në atdheun e Arbërisë, që mos të humbet, dhe mos të harrohet trashëgimia e historive të paraardhësve, ceremonitë e dasmave, festave, ceremonitë mortore, e me aq dashuri Flamuri.
Këtu në Hora lindi Lekë Matranga (1567-1619), autor i Doktrinës së Krishterë (1592), vepra e parë në gjuhën arbëreshe në historinë e letërsisë shqiptare, si dhe shkolla e parë evropiane ku mësohej në gjuhën shqipe, i njohur si vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO me traditën e lashtë muzikore me ritin bizantin.
Pastaj:
Gjergji Guxeta , Pal Maria Parrino, Jul Variboba , Anton Santori , Dhimitër Kamarda , Gavril Dara i Riu, Frangjishku Muzaka (Lidhjes Kombëtare Shqiptare e Palermos), Zef Skiroi , gazetar, studiues, albanolog, shkrimtar, Jozef Dio Guardi ( President i “Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, e sa e sa të tjerë.
Jeronim De Rada, Gavril Dara i Riu, Zef Skiroi mbeten poetet më të shquar arbëresh.
Të dashur arbëreshë të gjakut dhe gjuhës
Këtu kemi përshtypjen, dhe harrojmë se jemi në Sicili, na duket sikur të jemi diku n ‘atdheun e Arbërisë.
Pak histori për Dardaninë (Kosovën)
Gjatë 87 vjetëve nën sundimin Jugosllav, periudha e vetme që ishte në të mirë të Kosovës qe ajo e viteve 1974 – 1980, kur Kosova gëzonte statusin e autonomisë. Kjo periudhë, në një farë mënyre mund të quhet “ lulëzim i Kosovës”, themel ishte UNIVERSITETI I KOSOVËS
Për ato vite kishin dalë me mijëra të diplomuar në fakultete në të gjitha fushat, ishte bërë një rrjet e rëndësishme e dijetarëve, me mendime dhe krijime bashkëkohore, pastaj ishin përkthyer dhe botuar vepra të shumta nga e gjithë bota.
1981..
Drama që do ta paralajmëronte edhe fillimin e shkatërrimit të Jugosllavisë dhe fundin e “idileve” qe ishin krijuar mbi atë shtet do të jenë manifestimet e 11 marsit në Prishtinë, e që do ta përfshijnë tërë Kosovën me 26 mars dhe me 1 e 2 prill 1981. Këto manifestime ishin paqësore, e në përgjigje u erdhën policë, ushtarë me tanke dhe përgjakën edhe njëherë me shumë popullin shqiptar
Ibrahim Rugova dhe intelektualet e Kosovë
Kam pas shansin që të njihem me Rugovën që nga viti 1985 në Paris, dhe që isha gjithherë në përkrahje të filozofisë së tij, në takime diplomatike në Paris, Bruksel e Strasburg e deri të Presidenti i Francës Jacque Chirac .
Rugova, autor i disa veprave, kritik letrar, kryetar i Shoqatës se Shkrimtarëve të Kosovës, doli me një filozofi paqësore, studiues i Pjetër Bogdanit e student i Roland Barthes në Universitetin e Sorbonës në Paris.
Në dhjetor të vitit 1989 u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kryetar u zgjodh Ibrahim Rugova.
Derisa në Afrikën e Jugut aparteidi po merrte fund, në zemër të Evropës lindi një tjetër, ai në Kosovë duke ua ndaluar shkollimin, shtypin dhe televizionin dhe gjithë ajo që ishte në duar të shqiptarëve!
Shqiptarët nuk do të ashpërsohen, por do ta dhjetëfishojnë mundin për të mbijetuar. Do të hapin shkolla nëpër shtëpi familjare, nëpër podrume; pa mjete të mjaftueshme, vetëm me ndihmat që iu vinin nga Mërgata (Diaspora)
Që nga viti 1997 po edhe më herët kishte lindur UÇK
Këtu edhe do të fillojë një nismë e re për Kosovën dhe politikën e jashtme.
UÇK do ta vë politikën ndërkombëtare para shumë pikëpyetjeve dhe Kosova do të bëhet temë e ndieshme për Amerikën dhe Evropën.
Megjithatë, jehona e urtësisë së shqiptarëve të Kosovës me në krye Rugovën dhe tash zëri i UÇK- për lirimin e vendit me armë, qe të dua do të bëjnë që më në fund fati i Kosovës të jetë në kalendarët e takimeve e kuvendimeve, më të rëndësishme për një zgjedhje të mundshme.
Miqësia e Rugovës me SHBA dhe tash edhe Europa do të jenë në përkrahje të shqiptarëve dhe kjo e konfirmon Konferenca e Rambujes, ku Kosova n’ emër të drejtave të njeriut do ta fitoja lirinë!
Policia dhe ushtria e Serbisë, udhëhequr nga Millosheviqi jo se vetëm kishin burgosur me qindra mijë shqiptarë.
Gjatë luftës së fundit u vranë mbi 13 mijë shqiptarë, u dhunuan mbi 20 femra shqiptare!
Në Kosovë në fund të shekullit 20 u bë dëbimi i mbi 900.000 shqiptarëve, dhe vetëm kësaj radhe u pa nga amerikanët dhe evropianët problemi i madh i Kosovës.
NATO do të ngadhënjejë dhe do të hyjë në Kosovë si e para e llojit të tillë në histori. Me hyrjen e trupave të NATO-s do të fillojë edhe kthimi i refugjatëve shqiptarë në Kosovë!
10-12 Qershori 1999 Liria e Kosovës
Sot Kosova është e lirë, po brengat janë ende të mëdha, një numër i madh i të rinjve e kanë lërë vendin, arsimi dhe shëndetësia janë në gjendje jo të mirë!
Po, mbi të gjitha Kosova është e lirë dhe e jona është ta promovojmë arin dhe kulturën tonë kombëtare!
Mos të harrojmë kontributin e Mërgatës që unë e quaj “Medalja e artë e kombit” në këtë udhëtim janë pa dyshim edhe arbëreshët e shpirtit tanë!
**
Poeti Arbëreshe Zef Schirò Di Maggio [GIUSEPPE SCHIRO‘ (DI MAGGIO)]
Dielli është metafora e tij.
Ky arbëresh që me aq dashuri i përkushtohet Kosovës me 46 poezi.
“Kosova Dëshmore Tremujori i Dytë ’99”, motivit për Kosovën
Në sheshin e Prishtinës
sot
Dita e Çlirimtarit
secili nxjerr jashtë
ditarin e vet
të jetës
së nëndheshme…
“E kujt është kjo Kosovë?!”,përgjigjen e gjejmë në “dashuria ime që nuk shuan etjen”, e thotë poeti.
Në analizën që i bënë Shefqet Dibrani në zbërthim të veprës: Ku flitet për Kosovë dhe Presidentin e saj Rugova:
Shkruan:
Njëri nga detajet më tronditëse në Luftën e Kosovës, që nuk i paska shpëtuar as poetit është rrëmbimi i dhunshëm i Liderit të Kosovës Ibrahim Rugova,
Ja si arrinë ta prortretizoj Zef Skiroja: Ai merrë në spikamë, jo vetëm fatin e Ibrahim Rugovës, por fatin e tërë Kosovës. Kjo poezi mbetet krijimi poetik më i bukur kushtuar tragjikës që i kishte ndodhur prijësit kosovar, sidomos kur të pezmatuar nga pamjet nëpër ekranet televizive, edhe “qingjat e tij të butë”, do ta varnin në litar.
tokë kosovare është dora e Rugovës
dhe vazhdon:
dashuria ime
unë dua të ta ha me puthje…
Dua të them se ë Zef Schirò është në dialog me burimin e jetës, në dialog me Diellin dhe historinë e moçme të besimit, që nuk e shlyen as shekujt gjuhen dhe traditën e krijuesit me shpirt e zemër prej arbëreshi, dashuria për të ëmën Di Maggio ia madhëroi edhe më jetën dhe poezinë.
Poet, eseist, i diplomuar në Palermo me tezën Këtimi e Zef Schiro-s
Etja e Poetit shihet qartë në La Mia Morea
Po ashtu poeti evokon Rilindasin Jeronim De Rada e Vereo Ujko
Nderime të larta Profesor, Hora e Arbëreshëvet ndihet krenar me ju ashtu siç ndihemi ne dhe e gjithë Dardania!
Motra dhe vëllezër të gjakut dhe gjuhës, LKSHM ka marrë vendim që poeti, shkrimtari Guiseppe Zef Schirò Di Maggio të shpallet me titullin:
ANËTAR NDERI I LKSHM-së
Musa Jupolli, Hora e Arbëreshëvet (27 prill 02 maj 2025)





























