(Në kuadër të serialit :100 shkrime për 100 ditë nga trojet etnike, sot një nga perlat e pasurisë dhe bukurisë shqiptare!)
Vështirë të gjesh një vend në Shqipëri që të sjell aq përjetime e kënaqësi sa një lundrim me traget përgjatë liqenit Fierzë- Koman. Më 8 Korrik 2015 me Osman Osmanin e Skënder Hajdarin erdhëm nga Zvicra për të përjetuar nga afër këtë bukuri, vërtetë përrallore. Gjithashtu pata edhe një udhëtim shumë mbresëlënës edhe me Bedri Tahirin dhe Hazir Mehmetin.
Karakteristike, është se gjatë tri udhëtimeve të mija përgjatë këtij liqeni, në traget kam takuar edhe mjaft të huaj, kryesisht familje diplomatësh të akredituar në Kosovë. Ka momente shumë entuziaste që ta ofron ambienti i liqenit i rrethuar me vargmale shkëmbore të Alpeve shqiptare. Ndaj edhe me këtë rast më mirë kamera letë flet vet!

































