Zana e Shën Martinit apo Shën Martini i Zanës?!
Në Uster afër Cyrihut, saktësisht në Shoqatën Shqiptare Kulturore e Atdhetare «Bashkimi», u bë promovimi i romanit të shkrimtarit tonë tejet të çmuar dhe të mirënjohur, Muharrem Blakaj, «Zana e Shën Martinit».
Teksti: Mentor Thaqi & fotot Afrim Nevzadi
Pyetje që jep përgjigje brënda dy kopertinash të bukura ilustruese të librit. Një roman që bukurinë e ka brenda rrëfimit, monologut, dialogut, … dhe gjykimit personal të lexuesit apo lexueses!
Romani është në mundësi të pasjes, një temë kjo tjetër nga mëtimi im personal në k´të shkrim timin! Sot në 18 dhjetorin e të 22-tit të këtij mijëvjeçari, ditarit tim kronik (jo të rregullt) ia shtova edhe një rrëfim të shkurtër për një gjatësi n´mbamëndje dhe kjo e tëra në vazhdën e frymimit tonë shqip anëve të kontinentit plak.
Në Uster afër Zürich-ut, saktësisht në Shoqatën Shqiptare Kulturore e Atdhetare «Bashkimi», u bë promovimi i romanit të shkrimtarit tonë tejet të çmuar dhe të mirënjohur, Muharrem Blakaj, «Zana e Shën Martinit». I bukur takimi, i ngrohtë ambienti, i përzemërt promovimi, shpirtnor bashkëbisedimi, vështrime të realizuara (nga Musa Jupolli, recension tejet i ngjeshur, pastaj nga Fadil Dervishaj vështrim i përzemërt, që u lexuan nga unë M.Th., nga Gani Mehmetaj dhe Bajram Kabashi, vështrime tejet të bukura, të kthjellta dhe të kjarta gjuhësisht), lexime pjesësh të bukura nga artisti Adem Kica, moderim i bukur dhe spontan nga Ismet Salihu, fjalë të përzemërta nga Hamzë Morina, Brahim Avdyli, Rexhep Rifati, i cili sa mund shkrepte fotografi shpirtnore bashk me Afrim Nevzadin, Shenasi Aliu, … , një mirëseardhje të përzemërt në emër të Shoqatës «Bashkimi» nga Bekim Bajraktari (të cilit M.Th. i dhuroi një dhuratë modeste prej disa librash për Shoqatën…, një koktej i këndshëm me një ndejë të përzemërt, … ! Kulmi i prekjes shpirtnore, i rimbushjes energji atdhetare, i «ligështisë sonë prej njeriu» ishte padyshim filmi i shkurtër dokumentar dhe rrëfimtar për Nënën Kade, Nënën fisnike të Dëshmorit të Kombit dhe Atdheut Xhemajl Blakaj, Nëna që është sinonim i Nënës Heroinë Shqiptare! Paj, lotët që na rrodhën nuk besoj që ishin ligështim, ishin ndjesi shpirtnore, ishin dashuni e nderim për Nânënloke, ishin përkrahje dhe bashkëqëndrim në dinjitetin e Muharremit tonë!
U tha që Muharremi po i qëndron besnik ruajtjes së vlerave tona të traditës, po i qëndron i pa lëkundur përballjes me furtuna, me meçava e koshava, me stërkeqje fetare e shpirtnore, … andaj, e kishte të merituar PLISIN Shqiptar-Ilir-Pellazg nga Mentor Thaqi, sekretar i LKSHM-së në emër të LKSHM-së dhe Kryetarit Musa Jupolli! E bartësh me nder dhe shëndet, i miri jonë shkrimtar! Sot ishte një ditë e bukur dhe e mbarë e Dhjetorit me jopak acar! … Cyrih 18 Dhjetor 2022





































