Në manifestimin që po organizohej me rastin e 20 vjetorit të Masakrës së Dubravës, eskaloi situate kur ish-i mbijetuari i kësaj masakre Shefqet Krasniqi doli para të pranishmëve dhe iu drejtua krerëve institucional se ata nuk e meritojnë që të jenë prezent në këtë manifestim.
Ai konkretisht e drejtori gishtinn nnga Hajredinn Kuci dhe Nait Hasani, për të cilët tha se e kanë quajtur tradhëtar.
“Marre duhet me ju ardhur, ju nuk duhet me qenë këtu…Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qyky Kuçi e qyky Njazia e qyky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë … Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai.
Me këtë rast, drejtori i Burgjeve të Kosovës Nehat Thaci, ishte i pari që tentoi ta largonte me forcë të mbijetuarin e Masakrës së Dubravës, madje duke e kërcënuar se nëse nuk largohet, do ta largojnë nga aty me forcë. Shefqet Krasniqin më pas e marrin trupat e Policisë së Kosovës të cilët e largojnë nga vendi i ngjarjes, ndërsa ai bërtiste duke iu thënë krerëve institucional se ata ia kanë bërë më zi se serbët.
Në këtë manifestim, ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, krerë shtetëror dhe të mbijetuar dhe ish-të burgosur, të cilët ka 20 vite që po kërkojnë drejtësi për atë që ka ndodhur në Burgun e Dubravës.
Ndërsa, është bërë e ditur se Shefqet Krasniqi është ndaluar në stacionin e policisë në mbajtje ku do të qëndrojë për 48 orë derisa të ndiqen procedurat e rregullta.
Ndryshe, Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.
Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

























