14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

 Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqit, shtegton te Hora a Arbëreshëve në Sicili

Shtatorja impozante, dhuratë e mërgimtarëve tanë nga Zvicra, me donator kryesor, aktorin Veli Berisha, (në përkrahje edhe të mërgimtarëve tanë në Zvicër e më gjerë), do të vendoset në sheshin kryesor të kësaj qendre shpirtërore e kulturore të arbëreshëve të Italisë, ku dashuria dhe kulti për Heroin Tonë Kombëtar- Gjergj Kastrioti –Skënderbeu nuk u shua kurrë, ndaj edhe popullata e këtushme në krye me bashkiakun, Rosario Petta, kanë mirëpritur këtë gjest tejet vëllazëror e atdhetar të mërgimtarëve tanë

 Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Gjatë shtegtimeve të mija në më se 50 ngulime arbëreshe kam has në më se 25 buste të Heroit Tonë Kombëtar- Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, gjithsesi në numër më shumë se në gjitha trojet shqiptare, çka paraqet një dëshmi se kulti i Gjergj Kastriotit askund nuk ndihet e përjetohet si në mesin e arbëreshëve që përmes kësaj figure madhore kombëtare e kujtojnë përherë tokën stërgjyshore të të parëve të tyre, ndaj edhe të shumtën e rasteve bustet e Skënderbeut janë të kthyera me fytyrë  nga Shqipëria!

Por ti kthehem më konkretisht rastit: Një ditë para se të kthehem në Zvicër nga Kosova, më konkretisht më 21 korrik 2023, pata një takim me dy nga aktorët kryesor që ndërlidhen me këtë shtatore madhështore: skulptorin Gëzim Muriqi, që e ka skalit këtë monument dhe aktorin Veli Berisha , që jeton në Zvicër e që e ka porosit atë, duke qenë edhe donator kryesor, ndonëse jeton vetëm prej një rroge, por që pret edhe mbështetjen e mërgimtarëve të tjerë, që në këso rastesh asnjëherë nuk kanë munguar. Gjatë po këtij takimi ë Prishtinë në shoqërim patëm edhe poetët Musa Jupolli me banim në Paris dhe Bajrush Zekën me banim në Friburg të Zvicrës, të cilët përshëndetën kët¨nusmë, sa kulturore aq edhe humanitare e kombëtare.

Pas sa takimesh e bisedash edhe me autoritetet e qytezës së Horës së Arbëreshëve në Sicili, prirë nga Bashkiaku i zellshëm, Rosario Petta, që është edhe kryetar i Asociacionit të komunave arbëreshe në Itali, donatori duke gjete mbështetjen edhe të kolegëve aktorë nga Grupi “Aktrimi” të Cyrihut dhe ne të tjerët që merremi me çështjen arbëreshe, lindi ideja dhe gatishmëria që kjo shtatore e veçantë e Kryetrimit Tonë të vendoset në Hora të Arbëreshëve, ku deri më tash ka qenë një bust i Gjergj Kastriot Skënderbeu e që në bazamentin e tij të vendoset tash shtatorja e parë e Heroit Tonë Kombëtar, si e para shtatore në mesin e ngulimeve arbëreshe.

Lidhur me shtatoren qe do tu dhurohet vëllezërve arbëresh në Sicili, huazuam edhe dy fragmente të dy personaliteteve të shquara shqiptare: gazetarit dhe editorit të spikatur nga Tirana, Albert Vatajt dhe poetit tonë të mirënjohur në Gjermani, Mentor Thaqit:

Albert Vataj: Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut

“Kjo punë thjeshtë është madhështore në krejt madhështinë e mëkimit artistik. “Ringjallja” përmes krijimit është vetë vullneti i hyjnisë së shpirtit dhe ndjenjës kombëtare shqiptare, që përmes artistit vjen e shpërfaqet si një thirrje që e dëgjojmë edhe sot.

Padyshim që nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi kemi të bëjmë me një shtatore ndryshe të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Spikat një kurajë besimi për të sjellë të pavdekshmin, të gjallë mes të gjallëve, në erën e modernitetit. Ajo është e përmasave epike, sepse e tillë është vepra e Skënderbeut në histori, i tillë ka mbetur në kujtesën gjeneratave.

Të gjithë komponentët që përbëjnë ansamblin e këtij krijim janë të kuruar mjeshtërisht. Që nga karakteristikat fizike, ashpërsia e komunikimit, shprehja e tipareve të fytyrës, drejtqëndrimi, armatura, veshja dhe gjithçka tjetër në këtë idealizim kompozimi është unike. Skënderbeu i Gëzim Muriqit vjen përmes “ringjalljes”, i shtrënguar për betejë. Përballë tij është historia që kërkon të rishkruhet, është shqiptaria që kushtron në një besë me i lidh…»

Mentor Thaqi: imagjinata është mjeshtëria mendore e artistit!”
“Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në realizim nga Mjeshtri Gëzim Muriqi e parë nga sytë e mi, më rezulton bukur më ndryshe nga të deritanishmet! – Pse? Sepse e parë nga këndvështrimi im, më duket në një formë shumë më ndryshe! Ashtu si unë e shoh, më rezulton një njohje më e thuktë atributesh, një imagjinatë më e gjerë nga Mjeshtri, jo si një piktor në atelie që personazhi i rrinë gaditun përballë, (fotografia ende nuk ekzistonte atëbotë), por që personazhin, Heroin e Tij e sheh diku para apo pas betejës, para apo gjatë një kuvendi me luftëtarët apo me popullatën, nga një pozicion tejet i natyrshëm, … e imagjinata është mjeshtëria mendore e artistit!
shijen e tyre!
Përgëzime, Mjeshtër!
Dalsh faqebardhë! “