Një ditë e diele gjithmonë ka luksin ti ofrojë familjeve tona ushqime ttë begatshme, madje përcjellë edhe me ëmbëlsira, sepse është një ditë që gatti se na mbanë gjithmonë të bashkuar për rreth tryezave tona. Prandaj, sot gjeni një recetë për një ëmbëlsirë mjaft të shishme që duhet patjetër ta provoni.
Përbërësit:
400gr Nutella
50gr gjalpë
3 ve në temperaturë të dhomës
140gr miell me maja
25 gr kakao
4 dardha
2 lugë të vogla xhem aprikot( kajsi)
50 gr lajthia
Nxehet paraprakisht furra në 160C/ 140C me ventilator. Lyejmë me gjalpë formën e rumbullakët me fund të lëvizshëm (23cm) dhe e shtrjmë letrën për pjekje.
Me mikser tunden cokollata, vezët, gjalpi dhe pak kripë, deri sa të krijohet një masë homogjene.
Me sitë e shtojmë miellin dhe kakaon dhe pastaj e perziejmë me shpatull deri sa të bëhet një masë homogjene dhe hudhet në formën e rrumbullakët.
Dardhat qerohen, pastrohen nga farat dhe 4 ose 5 premje në pjesën e trashë krijohet forma e dardhës (shih foton) dhe rradhiten përmbi, (mos e shtyp teposhte). Pastaj rradhiten lajthiat , ndërsa dardhat lyhen me xhem që të parandalohet nximja e tyre. Pjeket për 50 min dhe servohet me krem fresh të ngrohtë apo të ftohtë.




























