Në vazhdën e prezantimit të muzeve kombëtare, kësaj të hëne u përcaktova për prezantimin e kostumeve tradicionale kombëtare, të rajoneve të ndryshme shqiptare, përfshi këtu edhe muzeun e Ali Pashës në Çamëri dhe në Muzeun e Kukullave në Frasnita të Kalabrisë.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Në shumicën e muzeve apo të kullave me renome që vizitova, fiksova edhe kostumet e ndryshme të femrave apo meshkujve në ato vise ku qëndrova, përfshi në një masë edhe Kalabrinë e Çamërinë. Pa hy në analizë, pasi kjo nuk është në domenin e njohjes sime e as qëllimi i këtij libri. Megjithatë këto kostume shërbyen më vonë edhe si modele, për avancimin e veshjeve në vise të ndryshme sidomos nga grupet e shumta artistike.
Ndaj edhe me këtë rast po jap kostumet nga rajone të ndryshme shqiptare përmes 12 imazheve që të regjistruara nga objektivi, një bukuri e rrallë kjo e veshjeve tona në shekujt e fundit, që ruhen në kulla e muze si elemente identiteti e pasurie kombëtar
*Shtëpia e Skendulateve, Gjirokastër
- Muzeu Etnografik Gjirokastër
- ME Elbasan
- ME Krujë
- ME Prishtinë
- Shtëpia e Aleksandër Moisiut – Durrës
- Muzeu i traditës, Sarandë
- ME Ferizaj
- ME Shtjefën Ivezaj, Lekaj Tuz
- ME Çifti, Kalabri
- Muzeu i kukullave Frasnitë- Kalabri
- Muzeu i Ali Pashës, Janinë





































