Kanë hyrë zhvatësat n’vendin tonë!
Nga Sami ARIFI
Mbahu nënë mos u dorëzo,
prezent t’këqijtë janë kudo!
Mbahu nëno mos t’bëhet vonë,
kanë hyrë zhvatësit n’vendin tonë!
Mbahu nëno mos mbaj zi,
moti hajnat kanë hyrë n’shtëpi!
Bashkëpunojnë edhe me shki,
që pa djerës t’bëjnë pasuri!
Si n’drejtësi edhe n’mjekësi,
n’mbarë Kosovën bitevi!
Se lanë popullin për t’bërë jetë,
e kanë bërë mos t’mendoj qetë!
T‘mirët e t’këqijtë po si ndam vetë,
s‘ka gazepi për t’nav hjekë!
Po si çelëm sytë për t’hequr zinë,
borxh do t’mbesim për rininë!
S’janë këto vargje për t’thumbuar,
por, çasjen tone për ta ndryshuar!


























