Historizë me grip
Seç m’u tek e i thashë vetes
Shkruaj shtrirë nga shtrati
Është shtrat i dhomës sime
Nuk është shtrat spitali
Tash sa ditë njëfarë lodhje ndjej
Të dashur dashamiq
Një e ftohur më ka pushtuar
Së bashku me një grip
Çdo gjë duket e zakonshme
Kokëdhembje e djersitje
Të dhembura këmbëve e duarve
Kllapi e kollitje
Një dëshirë të marr udhë
Drejt fushave e maleve të pasosura
Atje ku do merrte goditje në brinjë
Kjo gjendje e flamosura
Nga peisazhi në peisazh
Do të bëja gjëmën
Dhe do më shihnit se si
Do kisha hequr qafe flamën
Dhe do të kthehesha fitimtar
Duke u mburrur si trim
Në dosje do të arkivoja
Dhe një historizë me grip


























