ZË QË NDIHEJ
PËR DARDANI
PËR SHQIPËRI
Isha tfilluar nga derdhja e lumit
Që më dirigjonte në drejtim të burimit
Fletoja historinë e legjendave
Të shkrimeve, të mitologjisë
Fletoja edhe ato çka natyra
Më fliste në gjuhë arti
Zë që ndihej
Me sy të mi pashë zërin e Lumit
Që më fliste për historiografinë
Nostalgjinë shqiptare
Kur arrita ke burimi më tha
Bjeshka do ta fal fuqinë e vet
Që zëri yt të dëgjohet
Berlin
Londër
Paris
Vjenë
Zë n‘ udhëtim
Përgjatë dy bregoreve historinë arbërore
Lisa , lule Çamërie, Liri Dardanie
Që Besa edhe Pemë ushqyese
Me vete kisha fletore e libra
Poezitë i lexoja edhe ato me zë
Tablo të këndshme, natyrë për meditim
Ecje me ngjyra të literaturës
Në dialog me zanat
Me fjalën e Ukshin Hotit
Zë që ndihej
Për DARDANI
Për SHQIPËRI !

























