13 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Gruaja që për 78 ditë ishte në aeroplanin amerikan mbi Serbi është shqiptare, dhe askush se përmend!

Shqiptaro-amerikanja, Faruza Kallaba, është femra e parë, e cila gjatë intervenimit 78 ditësh të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, kishte një rol shumë domethënës, me aeroplanin e saj, furnizonte aeroplanët bombardues në fluturim.

Ajo, krenohet që kishte kryer këtë mision të vështirë, sepse, sikurse thotë ajo, «po ndihmonte dhe mbronte atdheun dhe popullin e babait të saj “ siç ishte shprehur Fejruza Kallaba gjatë vizitës së saj në Kosovë (2013).

Nga Ballkani në Shtete e Bashkuara, historia e familjes së Feiruza Kallabës është e gjërë dhe e pasur. Babai i saj ka lindur në Kosovë, dhe në kamp refugjatësh në Itali pas Luftës së Dytë Botërore është takuar me një ukrainase dhe së bashku kanë shkuar në Siri.

Në Damask ka lindur pilotja e ardhshme, si dhe tri motrat e saj.

Familja Kallaba në vitin 1959 kanë shkuar në Chicago , Illinois.

Ajo sikurse theksuam më lartë kishte një rol shumë aktiv dhe të rrallë e specifik, me 199  kur NATO bombardoi caqet serbe në Kosovë, e bënte furnizimin e aeroplanëve bombardues me kerozinë (në qiell).
Për 87 ditë e kishte pushtuar qiellin dhe misioni i saj përfundoi me sukses.

Ajo thotë: ”Emocionet e mia ishin sa profesionale aq edhe personale. Ishte një përzierje e ndjenjave që mu dha me shumë përkushtim për të nxjerrë një rezultat të mirë».

“Unë ndihem shumë krenare me karrierën time. Edhe familja ime është po ashtu shumë krenare. Ata shpeshherë flasin për këtë, pasi duan që të vegjlit të dinë për mua. Kur mendoj për gjithë vitet e kaluara, është e vështirë të besoj se e kam arritur gjithë këtë. Ishte punë e rëndë, por ia vlente që të djersitesh, sidomos kur dihet se kisha rastin për t’i ndihmuar Kosovës. Nuk më kujtohet saktësisht se sa orë kam kaluar në ajër. Por, janë rreth 4000 orë. Unë kam udhëtuar përreth botës. Shumë shpesh. Duket se kam udhëtuar më shumë se sa që kam qenë në shtëpi.
Më pëlqen thesari i gjithë asaj që kam parë. Por, që ta përfundoj karrierën me çlirimin e Kosovës kjo ishte përtej dëshirave të realitetit”.
Arta Kallaba shkruan në faqen e saj në facebook se në Muzeun e Kosovës, aty pranë Uniformes së Gjeneralit Wesley Clarck dhe Kapelës së Zonjes Madeleine Albright, është edhe Uniforma e Pilotes Shqiptare e cila me forcat amerikane dhe NATO-n i doli në ndihmë popullit të saj me 1999. //viralnews//