14.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

E kujt ishte ideja që në Shqipëri të formohej shteti hebreik?

Po sikur Shqipëria të bëhej shtet hebraik? Kjo ide u hodh nga Leo Eltoni, i cili në Shqipëri udhëtoi në vitin 1935. Ideja erdhi prej sionistit* Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik! Dhe, si e pengoj këtë nismë, ambasadori amerikan në Itali, ambasadori i takonte popullit hebre të amerikës.

Isa H. Dërmaku

Në vitin 1935, gazetari sionist britanik, Leo Elton, udhëtoi për në Shqipëri – me sa duket me vetiniciativë – për të parë nëse do të ishte e mundur të ngrihej atje një entitet kombëtar hebraik. Duket se e vetmja gjurmë e mbijetuar e udhëtimit të tij është raporti që 10 vjet më vonë iu dorëzua presidentit të parë të Universitetit Hebraik, Judah Leib Magnes. 

Dokumenti qëndron në Arkivin Qendror për Historinë e Popullit Hebraik, në kampusin e Universitetit “Givat Ram” në Jerusalem.                                                                                                              

Udhëtimi i Eltonit u nxit nga persekutimi i shtuar i hebrenjve gjermanë – dy vjet pas vendosjes së regjimit nazist dhe pas refuzimit të Britanisë së Madhe për të rritur kuotat për imigracionin e hebrenjve në Mandatin britanik të Palestinës. 

Eltoni shkruan se në gazetat britanike për herë të parë ka lexuar për këtë ide, të cilat raportonin se qeveria shqiptare mirëpriste emigracionin hebraik.                                                                                                     

Kështu, ai udhëtoi për në vendin e vogël me një milion banorë, që ishte plotësisht i shkëputur nga Evropa e industrializuar. 

Një ministër qeveritar i tha se “në Shqipëri është krejtësisht e panjohur mungesa e tolerancës fetare … Myslimanët e sotëm shqiptarë nuk janë fanatikë”.                                                                                                                                                   

Ministri gjithashtu theksoi se, ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, Shqipëria nuk ka pasur kurrë histori të antisemitizmit. “Nuk ka asnjë arsye të pritet që kolonët hebrenj nuk do të jetojnë në harmoni të plotë me elementët e ndryshëm të popullsisë”, shkroi Eltoni.           

Opsioni shqiptar kishte edhe avantazhe ekonomike. Toka ishte jashtëzakonisht pjellore dhe nëse do të përdoreshin metodat moderne bujqësore, lehtësisht do të mund të plotësonte nevojat e pesë milionë njerëzve.                                                                                                              

Eltoni ishte i entuziazmuar për portokalltë dhe limonët, që ishin më të mirat në botë, ndërsa suksesi i hebrenjve në rritjen e portokajve në Izraelin parashtetëror, mund të përsëritej edhe në Shqipëri. Sugjerimet e tjera përfshinin rritjen e duhanit dhe rritjen e krimbave të mëndafshit, si dhe ndërtimin e industrisë së tekstilit dhe të vajit të ullirit. Ana më pak pozitive, sipas Eltonit, ishte se kryeqyteti, Tirana, nuk kishte teatro apo salla koncertesh.    

“Besoj se po të ishin pionierë të tipit të duhur, ata burra dhe ato gra, jo vetëm që shpejt do ta arrinin prosperitetin material, por edhe respektin dhe vullnetin e mirë të shqiptarëve”, i shkruan Eltoni, Magnesit. 

Ai tha se “në rrjedhën e shumë pak viteve, jo qindra, por mijëra hebrenj të të gjitha sferave të jetës mund të shkojnë atje”.                                                                

Si fazë të parë, Eltoni rekomandoi krijimin e një entiteti kombëtar hebraik në Shqipëri, sikurse ai gjatë Mandatit britanik të Palestinës, me bashkëpunimin e dy lëvizjeve sioniste. Shqipëria më vonë mund të shndërrohet edhe në një shtëpi kombëtare hebraike.                        

Nuk dihet se çfarë ndodhi me idenë, nëse ndonjë organ zyrtar e diskutoi atë dhe nëse Magnesi e merr mundin për t’iu përgjigjur Eltonit. Gjithsesi, hebrenjtë nuk emigruan në masë të madhe në Shqipëri. Hadassah Assouline, drejtor i Arkivit, thotë se raporti me siguri iu dorëzua universitetit në vitin 1945, në kohën e problemit të refugjatëve në fund të Luftës së Dytë Botërore.                                                                                                                                  

Është gjë mjaft interesante se vlerësimi i lartë i Eltonit për shqiptarët u vërtetua gjatë Holokaustit: ata, pra shqiptarët ja dolën ta shpëtojnë komunitetin e vogël hebraik të vendit dhe jo vetëm, deri te anëtarët e tij të fundit. (Nir Hasson për “Haaretz” ref. «Telegr.»)   

Shënim plotësues:

Në fakt, më vonë, disa fuqi të mëdha vendosen që të dërgojnë një delegacion të tyre në Shqipëri, për të parë a i plotësun kushtet që Shqipëria të bëhet edhe shtet Hebreik.

Rastisi, që delegacionit t’i prinë ambasadori amerikan në Itali, i cili i takonte popullit hebreik.

Pasi shetitën anë e më kënd Shqipërisë, në fund ambasdori Amerikan, që si u tha i takonte popullit hebreik, para delegacionit të fuqive të mëdha tha:

Eca, vetëm dhe me ju, gjithkund nepër Shqipëri, pamë dhe takuam popullin shqiptar gjikund, jetonte në një mjerim të madh, varfëri mizore, por gjeta dhe takova gjithkund një popull po i varfur sa nuk ka ku shkon mëtej, por shumë i pasur me fisnikëri njerëzore, njerëz të besës, njerëz të tolerances absolute fetare dhe jo vetëm, pra shqiptarët e shqiptaret mikpritësa aq të mëdhenjë sa që musafirin e konsiderojnë si njeri të zotit, dhe për shqiptarët shtëpia e tyre është edhe shtëpi e musafirve dhe, deri sa të jenë në duar të tyre, askush nuk guxon t’i prekë musfirët. Njerëz, shumë humanista, sa që edhe kafshatën e gojes, i jepnin nevojtarëve.

Prandaj, ju them se Shqipëria ju takon vetëm shqiptarëve dhe askujt tjetër, pra vendi i popullit hebreik është  Izralei, jo Shqipëria.

Prandaj, popullin shqiptar e konsideojm si popull vëlla, sepse komuniteti hebre konsiderohej dhe konsiderohet nga shqiptarët si popull vëlla.

Populli shqiptar, në kohën e nacizmit hitlerjan, i mbrojti popullin hebre me besë, pra as edhe një hebre nga shqiptarët nuk ju dorëzua gestapos, përkundrazi hebrejt u mbrojten nepër familjet shqiptare.

Vetëm Shqipëria, në kohën e nacizmit hitlerian, u bë streha më e sigurt e popullit hebre.

Shqipëria, e shpëtoj edhe Albert Ajnshtajnin, të cilit i siguroj parasaportë shqiptare, për ta shpëtuar nga nacizmi hitlerian dhe, nga Shqipëria Ajnshtajni shkoj në SHBA. (Ihd.)

_____________  

*Sionisëm (Zionism). Sionnë hebreisht quhet kështjella e Jeruzalemit, por edhe Mbretëria e Qiejve. Sionizmi katë bëjë me lëvizjen e hebrenjve europjanë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë për të krijuar një atdhe për hebrejntë. Kjo lëvizje ishte kryesisht pasaojë e antisemitizmit që pësonin hebrenjtë. Më 1897, në Konferencën Botërore të Sionizmit në Basel, Theodore Herzli (1860-1904) filloi zyrtaridht lëvizjen sioniste. Që nga ajo kohë ka pasur përpjekje të organizuara për t’i bindur hebrenjtë të emigrojnë në “Dheun e Izraelii”… Shfarosja e hebrenjve nga nacizmi mes viteve 1933-1945, e ligjësuan idenë për hebrejntë dhe ji-hebrejntë si i vetmi vend ku hebrenjtë ta ndjenin veten të sigurt nga perndekja. Sionizmi arriti qëllimin e vet kryesor më 1948, me krijimin e shtetit të Izraelit që njihet, në “ligjin e Kthimit”, të gjithë hebrenjve të drejtën të rronin brenda kufijve të tij, pra të shtetit tëIzraelit.  (Iain Mc Lean “Fjalor Politik”, Tiranë, 2001, f.524-525)