15.5 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Dita e Alfabetit

Dita e Alfabetit

Nuk janë shkronja, janë gjethe që japin jetë.
Janë rreze që ngrohin gjethe.
Nuk janë gjethe, janë më shumë. Janë lapidar ngjyrosur shekujve.
Janë porosi peshë gjaku.
Nuk janë vija, janë kështjella shqiponjash brezave, janë Abetare gjaku, të lara kuq, të kuqe. Po, po, të kuqe! Ashtu e vulosi Papa Kristo Negovani: “Vramëni, po mblidhmani gjakun se do t’u duhet mbesave e nipave për të shkruar gjuhën shqipe”.
Shkronjat, shkronjat në Kështjellë, janë heshtë e shpatë, janë pushkë e top.
Janë kufi deri aty ku kripës i thonë krip e bukës i thonë bukë!
Shkronjat janë më shumë se bukë e krip!
Janë LIRI!