13 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Delegacioni i Kosovës në krye me Donika Gërvallën sot në Hora të Arbëreshëve në Sicili

N

Në Itali po qëndron një delegacion i Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës i prirë nga zëvendskryeminstrja dhe ministre e jashtme, Donika Gërvalla -Shwarz, në shoqërim edhe të zëvendësministres Liza Gashi dhe ambasadores së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasimi.

Derisa dje ky delegacioni ishte në mesin e arbëreshëve në Kalabri, nga sot ai do të gjendet në mesin e arbëreshëve në Sicili , gjegjësisht në Hora të Arbëreshëve, ku pasdite delegacionin do ta pres bashkiaku i Horës, Rosario Petta. Delegacioni zyrtar nga Kosova do të marr pjesë edhe në ceremoninë madhështore në Hora të Arbreshëve, përçka edhe është stolis qyteti me flamuj kombëtar dhe atë të shtetit të Kosovës. Vizita e këtij delegacioni shënon rritën e bashkëpunimit me komunat arbëreshe në fushat me interes të përbashkët. Përndryshe te Hora e Arbreshëve pos delegacionit tonë nga Zvicra “Hora e Skënderbeut”, që punon në realizimin e projektit për sjelljen e shtatores së Kryetrimit tonë në këtë qendër kryesore arbëreshe, këtu kanë ardhe edhe shumë mërgimtarë nga vendet e ndryshme evropiane për të marr pjesë në manifestimet me rastin e festës së Pashkëve, që këtu manifestohen me ceremoni të shumta e ku zakonisht mesha zhvillohet në gjuhën shqipe, gjuhë kjo e cila dominon edhe në familje dhe në jetën publike.

Portali ynë transnacional.ch do të informoi gjerësisht nga vizita e këtij delegacioni dhe festa e pashkëve)

( Nga R. Rifati)