20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Çlirim Hoxha nderohet me çmimin Skënderbeu

Shoqata Kulturore – Humanitare Shqiptaro – Gjermane ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, në Simpoziumin e parë në Mynih me temën ‘Studime Europiane mbi Gjuhën, Kulturën dhe Historinë e Shqiptarëve’ nderon studiuesin Çlirim Hoxha me çmimin Skënderbeu.

Në Simpoziumin e mbajtur në qendrën e Konferencave ‘Hans – Seidel – Stiftung’ më 25 mars në Mynih në kuadër të projektit ‘Stefan’, morën pjesë shumë studiues, të cilët prezantuan gjetjet e tyre për historinë, kulturën dhe gjuhën shqipe.

Studiuesi Çlirim Hoxha në postimin e tij në facebook shprehet kështu:

Vlerësimet janë frymëzim dhe mbështetje për të vazhduar përpara me hulumtimin dhe zbulimin e të vërtetave mbi shqiptarët dhe gjuhën hyjnore shqipe.

Në këtë Simpozium morën pjesë edhe shumë të pranishëm nga organizatat e emigrantëve, partive politike, shoqatat shqiptare, prindër e shumë nxënës.