13.7 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Arbëreshët në shtëpinë time

Arbëreshët në shtëpinë time

U ngjit gazetari i njohur vetetan
Shkallëve të banesës së tij,
Për të më sjellë të çmueshmen dhuratë:
“Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”.

Mora me mbështjellësen si të ishte picë
E si i thonë arbëreshët bukëvalë,
Seç më vije në mend varg i poetit:
“Edhe pa qenë në Kosovë malli më ka marrë!”

Arbëreshët i solla në shtëpi
Me jetën zakonet e vendbanimet,
Përpara se të hynin në shtëpi
Hyjnë në zemrën time.

Albumin Arbëresh e shfletova
I bukur ky libër mozaik,
Kaluan shekuj malli e koha e tregoi
Se jemi gjak i tyre e është gjaku ynë.