17.7 C
Zürich
Mittwoch, September 16, 2026

Mali i Zi,  ndonëse legjitimon, për flamurin shqiptar burgos e arreston!  

Parlamenti malazez ndonëse miratoi projektligjin për simbolet kombëtare me të cilin garanton përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, ndërkohë arreston, burgos dhe dënon me dhjetë ditë burg, shkodranin”, sportistin flamurtar e atdhetar, Irfan Domnorin nga Shkodra, duke ia ndaluar madje edhe për tre muaj hyrjen në këtë shtet

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Sipas një deklarate të mikut sportistit dhe atdhetarit, Irfan Domnorit : “Qe nga data 27 nëntor isha i ftuar për të marrë pjese në një ekspozitë fotografike ne Ulqin, por për shkak te dënimit tim ne festen e gështenjave me 16 nëntor si dhe tragjedia e tërmetit qe la pas shume viktima u vendos qe te ne atë datë aktivitetit të shtyhet për një muaj me pas. Ne ketë ekspozite fotografike organizuesja Luljeta Avdia Curra me kërkoj pjesëmarrje të domosdoshme pasi do me nderonin me një çmimi. Duke qene se edhe dënimi im një mujor kishte mbaruar vendosa te udhëtoja drejt Malit te Zi duke kaluar nga dogana e Muriqanit. Ne doganën ne anën shqiptare nuk kishte asnjë problem, ndërsa një punonjëse e doganës se Mali te Zi pasi me kontrolloj kartën me ftoj qe te kaloja ne zyre  i shoqëruar nga një polic i Malit te Zi. Pas shume kontrollesh te dokumenteve dhe çantës  me marrin me një mjet te policisë dhe nga Ulqini me dërgojnë te shoqëruar me disa polic drejt  komisariatit te  Malit te Zi ne Podgorice. Aty dy civile, zyrtare te asaj zyre me komunikojnë se jam i arrestuar pasi me datën 15 tetor 2019 ne festen ne Triesh te Malësisë se Madhe kur u vendos busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, kam ngritur flamurin kombëtar. Pasi kalova natën ne polici te nesërmen me dërgojnë ne gjykatën e Podgoricës mu gjykatësja me njeh dhe me akuzën dhe me komunikon se duke qene se është rast i përsëritur do te dënohesha me burg dhe jo me gjobë, por unë nuk  isha i vetmi qe ngrita flamurin atje por akuza dhe arrestimi erdhi vetëm për mua, përfundon deklarata e Irfanit dhënë mediave elektronike shqiptare.

Ndërkohë, Irfan Domnori që u dënua me 10 ditë burg e vetëm  e vetëm se mbajti flamurin shqiptar në territorin e Malit të Zi në një kohë kur flitet për hapje kufijsh mes vendeve të rajonit. Atleti shkodran Irfan Domnori ka një thirrje edhe më të gjerë pas lirimit të tij nga burgu i Spuzhës në Podgoricë.

Kështu, pse shpalosi flamurin në një manifestim në Triesh, më 15 Tetor 2019, me rastin e zbulimit të bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ai u dënua dhe natën e ndërrimit të viteve e kaloi në burgun e Spuzhës në Mal të Zi, duke mos pas së paku një batanije për t’u mbuluar.

Madje, siç mësojmë nga miku ynë, Irfan Domnori, teksa u rikthye në Shkodër një ditë më parë pas lirimit nga burgu, shprehet se ka marrë edhe një dënim tjetër për të mos hyrë edhe tre muaj të tjerë në Malin e Zi !

Ndaj edhe Irfani pas vuajtjes së burgut, shtron pyetjen: “Po Edi Rama”, kur të shkojë në Malin e Zi për Minishengenin e tij, a do të merr flamurin shqiptar?!”

Sidoqoftë të shpresojmë se rasti si i flamurtarit dhe atdhetarit, Irfan Dimnori nuk do të përsëritet!

(Me këtë rast po jap ca foto ku Irfani ngriti bashkë me të tjerë flamurin shqiptar në Triesh me rastin e zbulimit të bustit të kryetrimit tonë, por edhe disa foto të tij me vëllezërit arbëresh në Kosovë)