13 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Arbela, një politikane dhe ndërmarrëse e suksesshme në Zvicër

Arbela Statovci në moshën 4 vjeçare së bashku me familjen e saj u detyrua që ta braktis Kosovën. Ata u vendosën fillimisht në në qytetin Biel-Bienne të kantonit të Bernës. Arbela sot është një grua mjaft e suksesshme në sferën e politikës dhe asaj të biznesit.

Ishte vetëm 4 vjeç kur familja e saj emigroi në shtetin zviceran. Vendi ku kishte lindur dhe kishte bërë hapat e parë asnjëherë nuk i fshihet nga kujtesa. Një histori e ngjajshme me atë të shumë familjeve shqiptare që në atë kohë pa dëshire u detyruan të largohen nga Kosova. Arbela Statovci, u rrit atje ku tash bëhen 30 vjet që jeton në Cyrih të Zvicës. Asaj ende i kujtohet momenti kur u largua nga Prishtina. “Kur jemi nis për Zvicër, mami ka qenë shtatzënë, ndërsa motra tërë kohës e pytke mamin se kur do të mbërrijmë, ndërsa ajo çdo herë na thoshte që ta pyesim shoferin e autobusit”, ka rrëfyer ajo.

Si 16 vjeçare Arabela filloi të mësonte edhe gjuhën franceze ndërsa më vonë edhe atë angleze. Por ajo sot është mjaft e suksesshme në politikë dhe në biznes. “Unë drejtoj departamentin e shërbimeve financiare në kompaninë ku unë punoj. Kopmania jonë ofron këshilla të ndryshme financiare”, ka thënë Arbela.

Përkundër që ajo është e diplomuar edhe në mastër për biznes, Arbela është duke ndjekur edhe një kurs për filozofinë e Evropës Lindore,  në universitetin e Cyrihut. “Kjo fushë më ka interesuar gjithmonë mezi pres që ta studioj”, ka thënë më tej ajo.

Arbela Statovci hyn në mesin e grave të suksesshme shqiptare në Zvicër, e cila përkunder zhvillimit të jetës e karrierës në diasporë, ndjen një obligim moral per vendlindjen, sytë dhe qëllimet sot i ka drejt Kosovës, për t’a bërë një vend më të mirë.

Arbela muaj më parë është përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë, diagnostifikimi me kancerin e gjirit.

Mision me të cilen ajo është gati të përballet dhe këtë e ka dëshmuar pozitiviteti i saj, forca dhe vullneti, si je grua e fortë e luftarake.