12.5 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Progres në lirinë e shtypit në Kosovë

Organizata “Reporterët pa Kufij”, në raportin e saj të fundit lidhur me lirinë e shtypit, ka renditur Kosovën të 75-tën me rradhë. Edhepse në Kosovë liria e shtypit vazhdon të mbetet e cënuar, megjithatë ata e kanë bërë këtë renditje, për të cilën ka pasur reagime edhe nga ambasada franceze në Kosovë, të cilët kanë thënë se Kosova ka akoma shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Në raportin që u nxorr në vitin 2016, Kosova qëndronte e 90-ta me rradhë, ndërsa ngritja që ka bërë këtë vit është një shenjë mjaft pozitiv, por që prapë nuk duhet pajtuar me kaq sepse sido që të jetë ka nevojë që të punohet dhe angazhohet seriozisht në këtë drejtim.

Prej vendeve të rajonit Mali i Zi ka renditjen më të ulët për Lirinë e Shtypit, pasi organizata e ka renditur në vendin e 104. Vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 63, Kroacia 64, Serbia 90 dhe Shqipëria në vendin e 82.