Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fotografisë, kishim kënaqësinë të takojmë fotografin Afrim Nevzadi këtu në Cyrih.
Me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai ka sjellë në jetë momente të paharrueshme përmes fotografisë, duke kapur bukurinë e jetës në çdo detaj.
Në këtë ditë të veçantë, shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë fotoreporterët që gjatë luftës në Kosovë, përmes fotografive të tyre treguan të vërtetën e asaj që po ndodhte ndaj shqiptarëve të Kosovës.

























