13.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Biskota me shije të kafes

Një pasdite të lodhshme nga puna, të gjithë preferojmë të pijmë një kafe dhe të clodhemi pak. Sot vjenë një recetë biskotash, që e shoqëron këtë kafe më së miri.

Përbërësit:

  • 100gr margarinë në temperaturë të dhomës
  • 1 ve
  • 1 filxhan caji sheqer
  • Pak më shumë se gjysma e filxhanit të cajit niseshte
  • 2 lugë të mesme kakao
  • Dhe një lugë e mesme instant kafe të tretur në një lugë ujë.

Këta përbërës i hedhim në enë, i përziejmë derisa të kompaktësohen mirë me njëri tjetrin, pastaj ia shtojmë një sheqer vanilje dhe miell derisa të bëhet një brum i butë dhe elastik.

Kur brumi të jetë gati, marrim copëza të vogla të cilave i japim formën e sferës dhe me një gërryese të dhëmbëve i shtypim në mes që ti mbetet forma gjatësore, e cila i bënë të ngjasojnë në kokrrën e kafes.

I pjekim në 200 gradë celsius për rreth 20-25min.
Shumë të shijshme dhe të përshtatshme për tu shoqëruar me një kafe turke.