Në Düsseldorf të Gjermanisë promovohet, Libri,“ GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN», nga Nuhi Bytyçi
Në qytetin Dyzeldorf të Gjermanisë, në prezencën e auditorit të gjerë e të zgjedhur, në Klubin e Biznesit, u bë promovimi i Librit, “ GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN», i gazetarit Nuhi Bytyçi, botuar nga Shtëpia botuese „Armagedoni“ në Prishtinë.
Në Düsseldorf të Gjermanisë, në ambientet e Klubit të Bizneseve, është promovuar “ GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN», i gazetarit e publicistit Nuhi Bytyçi.
Evenimentin kulturor promovues e drejtoi diplomati shkrimtari Pal Sokoli , i cili foli për librin voluminoz dhe punën e autorit në realizimin e librit, që përmbanë një histori të begatë kombëtare, gjatë katër dekadave të fundit.
Gazetari dhe ish luftëtari i UÇK-së Martin Çuni foli për vlerat e librit, i cili është kontribut kombëtar i akademik Zajmit.
Me fjalë rasti u prezantuan edhe pjeëmarrës tjerë, Shefqet Dibrani, Faruk Tasholli dhe vetë autori Nuhi Bytyçi.
Pas promovimit të librit,“ GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN», është zhvilluar bashkëbisedim me autorin.
Libri ,“ GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN», u tha se shërben për ta njohur një pjesë të historisë së vështirë kombëtare dhe është burim për historianët e ardhshëm për të studiuar njërën nga periudhat më të vështira që kaloi Kosova në shekullin fundit.
Nga Halil Rrustemaj




























