Prej dje kryeministri i Kosovës Albin Kurti po qëndron në Zvicër, ku ditën e parë pati takime në selinë e parlamentit zviceran ku u prit nga Presidenti i Konfederatës zvicerane, Alain Berset, ndërsa në Ambasadën e Kosovës pati një bashkëbisedim tejet përmbajtës me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të 22 tetorit, ku garojnë rreth 30 kandidatë nga të cilët edhe një numër i mirë femrash. Në këtë vizitë kryeministrin Kurti e shoqëruan ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli.
Nga Rexhep Rifati
Siç merret vesh në takimin midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Konfederatës zvicerane, Alain Berset, u shpreh gatishmëri e plotë që marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy popujve dhe dy vendeve që të forcohen edhe më tej edhe atë në të gjitha fushat. Aq më parë që edhe dje në bisedë, marrëdhëniet ndërshtetërore, afërsia mes popujve, bashkëpunimi bilateral, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit ishin tema qendrore të këtij takimi. Nisur nga fakti se: Zvicra është vendi i dytë për nga investimet e drejtpërdrejta në Kosovë, e që vitin e kaluar përjetuan edhe një rritje për 1/3, duke pas një reflektim pozitiv sidomos në disa sektor
Nga sektori për informim mësohet se Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e Zvicrës në çdo etapë të rezistencës, çlirimit, pavarësimit, shtetndërtimit e zhvillimit, si një nga vendet e para që e njohën Kosovën, madje kjo doli në pah edhe në takimin e djeshëm kur Presidenti i Konfederatës zvicerane shprehi gatishmërin e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Më tej, kryeministrin Kurti e njoftoi presidentin Berset për zhvillimet e fundit në vend, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, për rezultatet e deritanishme të qeverisjes, politikat prioritare dhe për progresin e shënuar në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të luftimit të korrupsionit, sikurse është evidentuar edhe nga raporte kredibile ndërkombëtare për dy vjet rresht.
Nga takimi tejet i përzemërt midis kryeministrit Kurti dhe kandidateve shqiptarë në zgjedhjet nacionale zvicerane doli në pah se gjenerata e re e lindur e rritur në Zvicër, nga dita në ditë krahas se në fushat tjera po inkuadrohet edhe në rrjedhat politike të shtetit helvetik duke u bërë pjesë e pandashme e zhvillimeve të gjithmbarshme të këtij vendi. Kjo u pa edhe nga pjesëmarrja e mbi 20 kandidatëve nga 30 prej tyre sa garojnë në zgjedhjet e 22 tetorit. Edhe atë të përfshirë thuaja se në të gjitha partitë politike të këtij vendi.
Presidenti Kuri, pasi u përshëndet për këtë ardhje nga Ambasadori Sami Ukelli, shfaqi kënaqësinë që shqiptarët në mërgatë po bëhen faktorë kontribuues she tejet zhvillimor jo vetëm në ndihmë për vendëlindje por edhe në vendin ku jetojnë e veprojnë. Ndaj edhe duke u përshëndet me çdo kandidatë veç e veç madje edhe duke bërë foto të veçanta me ta, ju uroj shumë suksese në këto zgjedhje, me dëshirën që ta ruajnë kuarjon e vullnetin për të ecur më tej edhe në politikë si edhe në sferat zhvillimore të këtij vendi, në mënyrë që të bëhen një zë sa më i fuqishëm në parlamentin hevetik, gjë që këtë e sheh me interes jo vetëm për komunitetin e madh shqiptar por edhe vet vendin ku veprojnë.
Një pjesë tzë fjalës së tij Kurti ia kushtoi edhe kontributit te madh që jep mërgata shqiptare në Perëndim jo vetëm për mirëqenien e familjeve në Kosovë, por edhe me remitencat e shumta që nga viti në vit janë në rritje të vazhdueshme.
Gjatë kësaj vizite kryeministrit Kurti ia dhurova librin tim për arbëreshët.





































