Për një javë rresht sa zgjatën manifestimet në Hora të Arbëreshëve, apo siç quhet Java e Madhe kushtuar festës së Pashkëve, kjo qytezë tërhoqi shumë mysafirë, madje jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj, thuaja se nga të gjitha kontinentet.
Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati
Motivi që kishte shti sa turistë nga Japonia, Australia, Afrika apo edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ishte gjithsesi një komunitet i hershëm që edhe pas 5-6 shekujsh nuk i kanë ndërpre gjuhën, traditat dhe zakonet e ritet me tokën e të parëve, ndonëse nuk ka mësim në gjuhën amtare as në fillore e as në shkollë të mesme.
,Por jo vetëm kjo për veçmas veshja, kostumet e bukura që mahnitin mysafirët e huaj për të shkrep sam ë shumë foto, duke pas edhe foto të përbashkëta me arbëreshë, siç anë këta të Horës së Arbëreshëve që duke defiluar rrugëve të qytezës së tyre krijojnë një mozaik dhe kolorit magjepsë , që tërheq çdo vizitorë, pavarësisht nga vjen.
Gjatë vizitës sonë me grupin «Hora e Skënderbeut» që ka marrë përsipër ngritjen e shtatores së Kryetrimit tonë me donacione vullnetare të mërgimtarëve tanë, kudo që shkuam qoftë në kisha e katedrale, në rrugë apo në sfilata dominon grupe artistike arbëreshe apo individë me kostume tradicionale që ishin bërë cak i objektivave të mysafireve që kishin bërë udhëtime aq të gjata deri në këtë qytezë të veçantë në ujdhesën e Sicilisë.
Madhështia e manifestimit qëndron në atë si jo vetëm bashkësia por e
dhe qytetarët me shoqatën Pro Loco, janë ata që me ditë të tërë punojnë që kjo javë dhe kjo ngjarje të del sam ë impozante gjë që kësaj radhe edhe ia arritën me plotë sukses.
Ndërsa që nuk munguan as bashkëkombësit tone nga trojet etnike e mërgata, që morën pjesë vërtetë në një numër më se të madh. Ishte më se mbresëlënëse një grup i organizuar nga ekonomisti i shquar Kujtim Dobruana që kishte organizuar një grup familjarësh e miqsh prej rreth 50 vetash edhe atë thuaja se nga të gjitha shtetet e Evropës.





























