Kuvendi Komunal i Kaçanikut mbështetë unanimisht kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Kaçanik, 29 dhjetor 2022
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kaçanikut, njëzëri u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Kaçanikut, mbështetë kërkesën të cilën Qendra «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Qendra «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» të gjithë asambleistët e Komunës së Kaçanikut për mbështetjen unanime.

























