Pizza me bukë të ftohtë
Kur ju mbetet bukë e ftohtë dhe nuk dini se cfarë të bëni me të, një pizza në kushte shtëpie është zgjidhja më e mirë, sepse i ofroni vetes një darkë të shpejtë, të shijshme, por në të njejtën kohë shfrytëzoni bukën e tepërt që iu ka mbetur.
Për ta përgatitur këtë recetë iu nevojitet:
Bukë e ftohtë
Qumësht
Ve
Sos domatesh
Rriska mishi të hollë dhe suxhuk
Djathë kackavall dhe erëza
Mënyra e përgatitjes:
Merrni bukën e ftohtë dhe troshiteni në copa të vogla, të cilat i hedhni në një enë. Pastaj i shtonni një ve dhe qumësht aq sa buka e thërrmuar të arrijë ta thithi mjaftueshëm. Këtë masë pasi ta kenni përzier mire, e hedhni mbi një tavë të lyer me gjalpë dhe e shtypni mirë në mënyrë që të marrë formën e brumit. E lyeni sipër me sos domatesh dhe pastaj i hedhni kackavall dhe sipas shijes I shtoni rriska mishi, ullinj, speca dhe në fund erëzat e preferuara për pizza.
E pjekni në furrë të ngrohtë në temperaturë 250 gradë për 15-20min.































