Sot Kosovën do ta vizitojnë ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe zëvendësndihmëssekretari i Shtetit, Gabriel Escobar.
Ata në Kosovë fillojnë tourin katërditor nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky delegacion do të mirëpritet nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe takimi pritet të fillojë në orën 17:00.
“Pas takimit, presidentja Osmani dhe Donfriedi do të deklarohen për media”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
Ata po ashtu do të priten edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke filluar në orën 18:00.

























