11.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Në vend të orës letrare, një libër dhuratë nga Parisi

Në Paris, sot ishte planifikuar të mbahej ORA POETIKE PARIS 2020, për çka pjesëmarrjen e kishin paralajmërua me dhjetëra e dhjetëra shkrimtarë jo vetëm nga mërgata por edhe trojet shqiptare, por shkaku i pandemisë kjo orë e shumëpritur, bashkë me një vizitë që do ti bëhej monumenteve të këtij metropoli kulture, u anulua. Me këtë rast po japim shkrimet e kryetarit e të sekretarit të kësaj lidhjeje, të poetve Musa Jupolli e Mentor Thaqi. .

 Musa Jupolli, Paris: Në këtë kohë të pa kohë

Bashkatdhetarë të nderuar, poetë (e), shkrimtarë, artistë të lëmive të artit tonë në Mërgatë, që nga Amerika , Italia, Gjermania, Austria, Anglia, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Greqia, Kosova e Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Belgjika, Franca e vende tjera që u lajmëruan me gjithë vullnetin e tyre për takimin :
ORA POETIKE -PARIS 2020
Profesorë e përfaqësues të jetës kulturore e artistike në Francë : Erza Muqolli (Këngëtarja jonë që i dha emër jo veç këngës po aq edhe Kosovës në Francë e më larg) , Antoine Garapon (Jurist dhe Kryetar i COMITE KOSOVA, bashkëthemeluesi im) , Olivier Mongin (Filozof dhe ish Drejtor i Revistës ESPRIT, aty ku u themelua « Comité Kosova ») , Motra Odette Marquet, Michel Rivier (Gazetar TV), Yve Michalon (Botuesi im dhe i angazhuar në çështjen e Kosovës ) Catti Benedetti (Bashkëshortja e mjekut Bernard Benedettit, i pari në ndihma të Kosovës dhe njeri i cili konfirmoi helmimet në Kosovë, mikut tim si vëlla ), Luan Rama (ish Ambasador dhe tash krijues me emër të madhë në Paris) Nezir Kraki (Profesor Universiteti) , Abidin Krasniqi (Lahuta e Malcis) Valon Murtezaj (Profesior Universiteti) Shoqata ALBANIA, Shoqata Francë-Kosova, Ambasada e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Paris si dhe personalitetet tjera që ishin të paraparë për këtë takim !
Dua t’i falënderoj edhe gjithë njerëzit e mi në Paris dhe rrethinë që me aq dashuri më përkrahën për këtë projekt kulturor, në veçanti Haziz Vardar (Vêllezritë VARDAR) ku më respektin më të bukur shpirtëror me dhanë teatrin « PALACE THEATRE » mu në zemër të Parisit, teatër mitik, monument historik i Parisit, falënderoj Sokol Ahmetajn, i cili është edhe punues « Pena e Artë » që vuri në dispozicion gjithë energjinë e tij për këtë takim, e të gjithë ato, ata që më dolën në mbështetje të këtij takimi që duhej të mbahej dhe gatishmërinë me një mikpritje zemërore krijuesve dhe artistëve shqiptarë në Mërgatë !
Ndaj duke parë gjendjen e tanishme nga coronavirus dhe pas asaj që Presidenti Macron vendosi që edhe për një muaj të jemi të « mbyllur » në shtëpi, ky takim nuk do të jetë i mundshëm tash për tash !
Besoj në të ardhmen se do të jemi po me këtë energji dhe po më këtë « ekip » në një pritje që do t’iu bëjmë në Parisin tim , në Parisin e kulturës dhe diplomacisë botërore, jo rastësisht nuk u tha në qytetin më të bukur të botës !
Të dashur Krijues, për ju kisha edhe një befasi, që e ruajta aq shpirtërisht me një libër ku jeni të përfshirë të gjithë ato, ata që kanë shprehur vullnetin të jenë në takimin ORA POETIKE -PARIS 2020 !
Pra, parë pa mundësinë e këtij takimi ju shpalosi me një lot shpirti t ’ëmbël
LIBRIN : O R A P O E T I K E – P A R I S, 2020 !

Mentor Thaqi:  Jungjatjeta nga Parisi në Paris!

(Mos e merrni si ëndërr as makth, merrne si ngjarje të vërtetë shpirtërore !)

Ka kohë që ne krijuesit dhe letrarët shqiptarë, veçmas ne në mërgatë, jemi mishëruar mes nesh dhe me AtDheun, sa që shpesh dukemi edhe të tepërt në k´të tematikë që nuk hiqet ditë as shtegu!

Pastaj, a nuk është mrekulli gjaku e shpirti dhe ideali që të brumosemi në një mbruemje të madhe, në një asociacion (lidhje) aq të qëndrueshme, kur shihet vetë brumi i ardhur nga aq shumë vende europiane e të brumosur dhe pjekur në Gjermaninë e Bashkimit Evropian! Fillimisht në shoqata e lidhjesh krijuese në shtete të ndryshme, tevona MODEL i bashkimit të tyre në një BUKË të madhe, në një LKSHM me aktivitete shembullore artbërëse, letërsishkruese, kulturëruajtëse, traditëshpalosëse dhe AtDheDashuri dhuruese! E bëmë, e rritem dhe po e mbajmë me dashuri e përkushtim! Do ta mbajmë me çdo çmim e sakrificë, sepse kemi përkushtimin tonë shembullor! Jemi jo pak, ka vend edhe për shumë tjerë, realisht, për secilin që është i ndërgjegjshëm, i arsyeshëm dhe përgjegjshëm kombëtarisht, njerëzisht e intelektualisht! Dera e LKSHM-së është derë hyrëse në ODEN e Madhe të Artit-Kulturës Shqiptare!
***
– Zonja dhe zotnij, kjo që po e shihni është Komuna e Parisit, ajo ndërtesa e imagjinuar nga rrëfimi shkrimor i Hygos me Gavroshin e barrikadave! Ai atje që i duket maja është Notre Dami, ajo atje Kulla e Parisit … ah, po po, natyrisht shenja treguese kah Luvri … e aty unë u takova së pari bashkë me Daut Berishen në Paris me Rugoven, po de po, me Ibren e doktorimit te Barteli e Sartri në Sorbonë! Ah, po, qe edhe Libraria Shekspir … atje Pallati i Operas …! Ah, më falni, do ti shohim të gjitha një nga një, po presim të na vjen edhe Ismaili, po de, Kadarea! Sokol, ti e drejton shoferin e autobusit sipas planit tonë, unë po çmallem pak me Anastasin, Nikollen, Prendin, Violeten, bacën Rexhë, Hazirin, Ademin e Riten, Pranveren, Bajramin, …, ah, po po, do ti takojmë edhe miqtë e AlbaKosovës, me Antonin, Olivien, Hartman, Hafner, i kemi vllaznit Vardari, Kaleshin, Luanin …! Po po, Mentor, merru ti pak edhe planprogramin!
– Musë, rri shlirë bal, jemi të gjithë bashkë, po e shijojmë me sy e shpirt bukurinë dhe begatinë e Parisit, ti veç çmallu me vllazni. Të gjitha i kemi të gatshme, itinerari i shkëlqyeshëm, koha e bukur, organizimi i mrekullueshëm, pjesëmarrje kaq e madhe …, ushqimet nga më të këndshmet nga zonjat shqiptare parisiene, publiku më i mirë i mundshëm, këta engjëj shkollarë tonë …! Epo, çka na duhet tjetër kur i kemi të gjitha, kemi kaq shumë kënaqësi e atdhedashuri … kemi … paj, kemi veten tonë, kemi penat, brushat, notat tona … kemi këngën e bukur nga Erëza Muqoli e Driton Gashi … kemi bekimin e Zotit!
Po po … gati harrova … «Mirë se erdhët në Paris, në Parisin e Hygos, Sartrit, Shirakut, Molierit, Dr. Benedetit e Dr. Kushnerit, të De Golit e 1001 mrekullive! Ah, po po, në Parisin e Luigjit të XIV, të krisurit, por edhe të Napoleonit që dhuronte 1001 sharje shqipe që sall ai, do ushtarë dhe dreqi i kuptonte!»!
Epo, jungjatëjeta nga Parisi e në Paris! jo jo, nuk është ëndërr, është planifikim dhe përgatitje e Musa Jupollit me Kryesi dhe LKSHM-në e tij, e planet tona deri sot i kemi realizuar të gjitha!
– Vive la vie de Paris! Bonjour de Paris! Salutations de Paris! Bienvenue à Paris!
– O Thaq, o Thaq … ah, ti e frëngjishtja jote, bre!
– Ok ok, bal! Ani de, jungjatëjeta!

Mentor Thaqi
2 Maj 2020
(Paris, shpirtnisht)

( Me këtë rast si ilustrim pos kopertinës së librit po i japim edhe disa foto  nga paraqitja e Ansamblit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit «Shota» në Zvicër, të shkrepura nga R. Rifati)