Autori i këtij libri shqip e turqisht: Qamil Bytyçi i lindur në Sllovi të Lipjanit në vitin 1959 dhe i shpërngulur në vitin 1964 në Turqi, hyn në radhët e personaliteteve të shquara shqiptare, veçmas sa i përket sensibilizimit të çështjes së Kosovës, ndërsa tash përmes këtij libri, pas udhëtimesh prej mijëra kilometrash, ofron një kronologji të thuktë e interesante si për shpërnguljet shqiptarëve përmes marrëveshjeve turko-jugosllave edhe për atë se ku jetojnë aktualisht shqiptarë në Turqi
Nga Rexhep Rifati
Në dyzet vitet e fundit Qamil Bytyçi, pa dyshim është një nga personalitete e shquara shqiptare në Turqi, që në vazhdimësi ka qenë dhe ka mbet i preokupuar, jo vetëm me jetën e shqiptarëve në këtë shtet euro-aziatik, por edhe duke qenë edhe një urë ndërlidhjeje mes shqiptarëve të shumë të atjeshëm dhe të shqiptarëve në trojet etnike, që e bërë këtë punë në të shumtë vullnetarisht duke qenë nga viti 1991- 2015 edhe Sekretar i Përgjithshëm i Përgjithshëm i Shoqatës “ Vëllazëria Turko- Shqiptare” në Turqi.
Takimi i parë me këtë veprimtar të rrallë
Në vitet e `90 pata rastin ta takoj përherë të parë këtë veprimtarë gjatë një vizite me udhëheqësit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “ Kastriotët” të Ferizajt, kur na shoqëroi edhe i ndjeri Enver Tali, ish-drejtues i Zyrës së Kosovës në Turqi. Ndonëse në moshë të re ai gëzonte një autoritet të pakontestueshëm me shqiptarët në Stamboll e më gjer. Ndërsa që me te patëm gjithashtu një bashkëpunim të mirë, ngase në mjaft raste na ka ofruar të dhëna apo edhe ka shkruar për portalin tonë transnacional.ch.
Si lindën “Shqiptarët e Harruar në Turqi”?!
Për ti kthehemi veprës së tij më të re, “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, i cili për këtë merr shkas nga vet numri i madh i shqiptarëve të shpërngulur nga trojet etnike në pjesë të ndryshme të Turqisë në periudha të ndryshme kohore, madje edhe disa shekullore, shkaku u i trysnisë së vazhdueshme dhe dhunës së ushtruar sidomos nga okupuesit serbo-sllav, Por në tërë këtë ka edhe një revoltë brenda vet Qamil Bytyçit si autor i këtij librit e ajo është neglizhenca apo interesimi i pamjafteshëm i vet institucioneve shtetërore e qeveritare të dy shteteve shqiptare, Shqipërisë e Kosovës por edhe udhëheqësve shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Neglizhenca në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni!
Se cilat ishin motivet që e shtynë autorin për këtë libër dhe vetë titullin shkëputëm një pjesë të parashenjës së librit të porsa botuar : “Por mund të pyesni përse librit ia vure emrin “Shqiptarët e Harruar në Turqi» ? Kush ju harroi juve?
Natyrisht, shtetet Shqipëria, Kosova dhe burrështetasit e shtetit në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Marrëdhëniet me vendet nga kishin ardhur dobësoheshin.
Më kalimin e kohës te Shqiptarët që u shpërngulen në Turqi. Sepse!
Të afërmit e ngushtë të mbetur vdiqën me kohë dhe kur fëmijët e tyre dhe brezi i parë dhe i dytë i të shpërngulurve vdiqën, të afërmit padashur u larguan nga njëri-tjetri dhe marrëdhëniet filluan të dobësoheshin.
Shpërngulja në qytetet e largëta të Turqisë
Në anën tjetër shqiptarët ishin shpërngulur edhe në qytetet e largëta të Turqisë dhe në të kaluarën mjetet e transportit nuk ishin aq të zhvilluara dhe shkuarja në vendet nga kishin ardhur ishte pothuajse e pamundur. Të shpërngulurit në vitet 1912 vdiqën, madje edhe fëmijët e tyre vdiqën, brezi i tretë nuk e di nga kanë ardhur, qytetin, qytezën e tyre, të afërmit e tyre nuk i njohin, sepse nuk i kanë parë kurrë.
Me demokratizimin e Shqipërisë dhe pavarësimin e Kosovës, gjenerata e re filloi të pyes vetën për vendet nga ata migruan. Ata filluan të bëjnë pyetje të tilla si, nga kemi ardhur, cila është origjina jonë, ku jetojnë të afërmit tanë atje, kush janë të afërmit tanë, dhe t’i kërkojnë etj. Ata filluan të pyesin për trojet ku kanë lindur dhe braktisur nga paraardhësit e tyre dhe të kërkojnë shtetësinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë për të krijuar marrëdhënie më të mira. Por ata u përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për marrjen e shtetësisë.
Ata i bënë vetes pyetjen vijuese: Sot vendet evropiane, SH.B.A., Turqia dhe vendet e tjera shqiptarëve që shpërngulen në këto vende nuk janë duke u nxjerr vështirësi për shtetësi që u nxjerrin Shqipëria dhe Kosova shqiptareve të Turqisë!
Autori pyet: “Athua përse?!”
Prandaj librit ia vura emrin “Shqiptarët e Harruar në Turqi” që në kokat e udhëheqësve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore t’i kujtojnë dhe ta vrasin mendjen për shqiptarët në Turqi.”:
Sa i përket vet përmbajtjes dhe kronologjisë së librit i cili sjell mjaft shumë fakte dhe ilustrime përmes fotove e statistikave të ndryshme ai fillon me rrethanat e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, diku disa shekuj më parë dhe vazhdon me Periudha e Perandorisë Otomane dhe Shqiptarët në Perandorinë Osmane (në trojet e Turqisë së sotme) pastaj me Sadriazamët shqiptarë në Perandorinë Osmane si dhe ngjarjet e rëndësishme historike për shqiptarët, por edhe rolin që luajtën deputetët Shqiptarë në Perandorinë Osmane.
Kaptinat e periudhave të shpërnguljes përmes marrëveshjeve turko- jugosllave
Një kaptinë në veti përbëjnë shpërnguljet e Shqiptarëve në Turqi në Vitet 1912 – 1920 si dhe marrëveshjet mes Turqisë e Mbretërisë Jugosllave e më vonë për shpërnguljen masive të shqiptarëve në Turqi dhe metodat e dhunës e perfide që u përdorën, qoftë ato më marrëveshjet ndërshtetërore më 11 Korrik 1938 apo 23 Shkurt 1953. Libri vazhdon me vendosjen e shqiptarëve në anë të ndryshme të Turqisë dhe vazhdon me periudha të ma vonshme rreth pozitës së gjuhës shqipe në Turqi, organizimin e kurseve në në shqip, ku të shumtën i ka mbajtur dhe i mban Qamil Bytyçi, sepse për këtë nuk paguehet nga askush dhe krahas kësaj ka mbajt edhe vendin e punës së ushtruesit të detyrës së Krdinatorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll.
Rreth librit nuk do të ndalemi më gjatë ngase portali ynë, transnacional.ch gjatë tërë vitit 2021, të shpresojmë 4ë çdo të enjte, të jep fragmente, duke i ilustruar edhe me foto nga periudha të ndryshme të shqiptarëve atje.
Falënderimi i autorit
Autori i librit ka edhe një falënderim për ata që e ndihmuan duke e motivuar apo edhe ndihmuar financiarisht siç thotë vet: “ Dua t’i falënderoj të nderuarin Prof. Dr. Jusuf Osmanin i cili vazhdimisht më ka inkurajuar duke me thënë “Çfarë jeni duke pritur ende, shkruajeni një libër për shqiptarët e Turqisë”, të nderuarin Ercan Kasalar i cili e ka përgatitur kopertinën e librit, nga Arben Designi Harun Selmanoğlu dhe djalin tim Berat Bytyçin që kanë bërë faqosjen e librit dhe të nderuarin Mehmet Prishtina i cili sponsorizoi botimin e librit.”.
Një biografi e shkurtër për vet autorin, Qamil Bytyçi (Kamil Bitiç)
Lindi në vitin 1959 në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit të Kosovës. Në vitin 1964 me familje shpërngulet në Turqi. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Turqi, kurse arsimin universitar në Universitetin e Prishtinës drejtimin e makinerisë.
Ndërmjet viteve 1991-2015 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Vëllazëria Turko-Shqiptare” në Turqi. Nga viti 2012 deri në vitin 2020 punoi si U.d. Drejtor dhe Koordinator i Qendrës Kulturore të Kosovës e cila ishte në kuadër të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës në Turqi. Qendra Kulturore e Kosovës në Turqi ishte qendra kulturore e parë që Republika e Kosovës e kishte hapur në botë.
Më parë ai botoi Revistën “BESA” në emër të Shoqatës “Vëllazëria Turko-Shqiptare”, gjatë luftës së Kosovës në vitin 1998 botoi librin “Çështja e Kosovës” dhe në vitin 2014 nga gjuha shqipe në Turqisht përktheu librin “Shpërngulja e Shqiptarëve nga Serbia Jugore më 1877-78 dhe Vendosja e Tyre në Rrafshin e Kosovës“ të Sabit Ukës.
Ai që nga viti 1993 mban kurse kohë pas kohe, ndërsa nga viti 2013 vazhdimisht ka dhënë kurse të gjuhës shqipe vullnetarisht-pa pagesë në shoqata të ndryshme, në Qendrën Kulturore të Kosovës dhe nga viti 2015 në universitetin shtetëror Yıldız Teknik Üniversitesi. Do theksuar se Qamil Bytyçi ka qenë ndër aktivistët më aktiv për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në Turqi, si dhe ka prit e përcjell personalitetet më të shquara të Kosovës të angazhuar në frontin e lirisë e pavarësisë, jo rrallë duke qenëe dhe një orë lidhëse me autoritetet gjegjëse turke.

































