Ta përqafojmë mirësinë
Endemi nëpër jetë si nëpër vek dërrasash
Asnjëherë s’dijmë se ku do të arrijmë
Një refren i bukur mendjezemre lind
Çdoherë e çdoku ta përqafojmë mirësinë
Fjalëëmbël e vepërëmbël të jemi
Sa mundemi ta largojmë zymtësinë
T’i afrohemi të bukurës që na pret krahapur
Çdoherë e çdoku ta përqafojmë mirësinë
Të mbjellim fara vlere nëpër ara të lëruara
T’i ruajmë e t’i mbrojmë t’i shohim se si mbijnë
Afër e fare pranë dritë e rritë t’i kemi
Çdoherë e çdoku ta përqafojmë mirësinë
Liri e dashuri të rriten përditë
Krahëpërkrah të ecin paqe e zhvillim
Në çdo breg e shteg e labirint e kudo që të jemi
Çdoherë e çdoku ta përqafojmë mirësinë


























