Antibiotikë në kushte shtëpie
Ky antibiotikë është shumë i mirë për kollën, sidomos tek fëmijët. Gjithsesi përdorimi i saj ka efekt edhe tek të rriturit, prandaj edhe preferohet të përdoret, para se të vendosni të merrni antibiotikë farmaceutik, për pasojat e të cilëve të gjithë tashmë jeni në dijeni.
Për përgatitjen e këtij antibiotiku iu nevojiten:
400 ml ujë
1 qepë
2 lugë gjelle mjaltë
1 limon
Mënyra e përgatitjes:
Qepën e presim në copa dhe bashkë me ujin i hedhim në tigan të ziejnë. Kur të fillojë vlimi i ujit, ia ulim temperaturën dhe e mbulojmë me kapak, ku e lëmë të ziejë për 15 minuta. E largojmë nga zjarri e lëmë të pushojnë për pak minuta. Pastaj e kullojmë lëngun dhe e hedhim në enë qelqi. Aty shtojmë mjaltin dhe lëngun e limonit, përziejmë mirë dhe e kemi gati. Preferohet të përdoret dy herë në ditë nga 1 lugë gjelle.






























