Kjo trup artistike që numëron rreth 70 anëtarë të dy grupeve të valltarëve, ka qenë pjesëmarrëse me programet e saja edhe në disa aktivitete kushtuar festave kombëtare e ngjarjeve tjera që organizohen në këtë mjedis e më gjerë.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Në një atmosferë festive në qytetin e Winterthurit, më 2 korrik u shënua 3 vjetori i themelimit të Ansamblit „TROJET“ , që vepron në këtë qytet, të dytin për nga madhësia në kanton pas Cyrihut. Me këtë rast anëtarët e këtij grupi artistik, kishin përgatitur një program solid me këngë e valle.
Në hapje të kësaj mbrëmje, kryetari i ansamblit “Trojet” Zeqë Gashi i përshëndeti mysafirët e pranishmit: Dr. Sali Sefën, konsull në Ambasadën së Kosovës në Bernë, Islam Spahiun, konsull në Cyrih si dhe Shukrije Ramadanin drejtuese e Qendrës Kulturore për Diasporë, me seli në Cyrih, kryetarin e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut Naser Ulajn si dhe përfaqësuesit e shoqërive simotra dhe përfaqësuesit e mediave dhe sponsorët që ndihmojnë punën e këtij ansambli, duke veçuar sponsorin gjeneral Shaban Morinën nga firma KTW- Swiss e të tjerë.
Me këtë rast një falënderim i veçantë iu bë udhëheqësit artistik, Arsim Berisha i cili si një koreograf me përvojë ka bërë që ky grup i ri të ngritët në një rang solid. Në tërë këtë aktivitet kontribut të veçantë u përmend se ka dhënë kryesia e ansamblit si dhe vet prindërit, që mbulojnë edhe blerjen e gardërobës e të instrumenteve gjegjëse.
Brenda këtyre 3 viteve Ansambli „TROJET”, përherë ka pas aktivitete kulturore , duke u nisur nga Koncertet ku rëndësi të veçantë i është kushtuar festave kombëtare: 28 Nëntorit dhe 17 Shkurtit. Grupi gjithashtu ka zhvillua një varg aktivitetesh, përfshi edhe shfaqje teatral, si dhe ka qenë pjesëmarrës edhe në koncerte e manifestime edhe në kuadër të shoqërive simotra gjatë festave të rëndësishme.
Siç mësuam nga Zeqë Gashi, Ansambli “Trojet”përbëhet nga solistë këngëtar si dhe grupi i valltarëve të rritur dhe grupi i të vegjëlve duke përfshi kështu një numër prej rreth 70 anëtarësh. Përndryshe, qëllimi i ansamblit “Trojet”është ruajta , kultivimi dhe prezantimi i vlerave të mirëfillta kulturore përmes këngëve, valleve , veshjeve dhe lojërave popullore duke prezantuar kështu vlerat e larta burimore, tradicionale si dhe ato koreografike.
Gjatë kësaj mbrëmje festive në kuadër të tre vjetorit të themelimit, udhëheqësi artistik Arsim Berisha kishte përgatitur dy valle premier, ndonëse siç u tha ende nuk janë të përfunduara.
Me këtë rast kryesia e ansamblit “Trojet” ndau një sërë mirënjohjesh, përfshi këtu ish- ministrin e diasporës Ibrahim Makolli (që nuk ishte prezent) si dhe dy konsujt:
Salih Sefën e Islam Spahin, drejtuesen e Qendrës së Kulturës, Shukrije Ramadanin e të tjerë.
Konsujt dhe zonja Ramadani, me këtë rast uruan edhe 2 Korrikun ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sipas Kushtetutës së Kaçanikut si dhe i uruan Ansamblit “Trojet” sukses në punën e mëtejme artistik. Sponsorin gjeneral, Shaban Morinën nga firma KTW- Swiss deklaroi se për pesë vite ka marrë për sipër që ta ndihmojë financiarisht e moralisht këtë trup artistike i prirë nga vullneti i mirë dhe dashuria që ka për artin kombëtar.
Mbrëmjen edhe më të këndshme e bën artistet, violinistja e talentuar Eliza Pintolli, Vëllezërit Patrik dhe Floris Zejnullahu me disa këngë të lehta që përcjellën vetë me kitarë si dhe si dhe aktori, Ramadan Morina, i cili si edhe shumë manifestimeve të tjera me humorin e tij i dha mbrëmjes një karakter edhe më argëtues














































