Ndonëse është në rrugën e formësimit, Qendra Kulturore e Republikës së Kosovës në Cyrih, që drejtohet nga Shukrije Ramadani, ka nis punën me një fillim të mbarë. Ushtruesja e detyrës së kësaj qendre duke e pas përkrahjen edhe të Ministrisë së Diasporës, më 2 mars u inkuadrua në organizimin e manifestimit qendror kushtuar 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Horgen të kantonit të Cyrihut, ndërsa dy ditëve të të fundit më 7 dhe 8 mars edhe në organizimin e dy pritjeve: më 7 Mars në lokalet e qendrës në Altstetten të Cyrihu u organizua një pritje për mësuesit e mësimit plotësues të Kantoneve Cyrih dhe Argaut, ku morën pjesë mbi 15 mësuese e mësuese.
Me këtë rast zonja Shukrije Ramadani u shprehu mirënjohje këtyre mësimdhënësve, të cilët para sa vitesh i ka pas edhe kolegë, derisa edhe vet ka punuar si mësuese e mësimit plotësues, për punën vetëmohuese që po e bëjnë për ruajtjen e gjuhës dhe të identitetit kombëtar. Me këtë rast, Nexhat Maloku, koordinator i LAPSH-it “Naim Frashëri” në Zvicër dhe Naser Ulaj, kryetar kryesie në nivel kantonal falënderuan për këtë pritje. Ndërsa mësuesve pjesëmarrës në pritje iu dhuruan edhe lule të freskëta nga ana e organizatorit në shenjë mirënjohje për punën e me nxënës. Më pastaj u zhvillua edhe një bisedë për disa specifika dhe sfida me të cilat po përballet mësimi plotësues shqip në Zvicër, që kryesisht varet nga angazhimi i prindërve dhe arsimtarëve që e mbajnë mësimin në këto shkolla tejet specifike. U përmend se edhe më tej ky lloj mësimi është ende larg nga ajo që do të duhej të ishte, sidomos sa i përket përfshirjes së mangët të nxënësve shqiptarë në raport numrin tejet të madh të shqiptarëve në këto dy kantone, ku jetojnë dhe veprojnë disa dhjetëra mijëra shqiptarë.
Ndërsa më 8 Mars, në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Gruas, po kjo qendër organizoi edhe një pritje për femrat shqiptare, ku mori pjesë edhe humanistja zvicerane dhe mikesha e madhe e shqiptarëve Anneliese Schneller. Edhe me këtë rast mbretëroi një atmosferë tejet festive, nisur edhe nga fakti se tash femrat shqiptare janë pjesëmarrje me punën e tyre në fusha të ndryshme të jetës ekonomike e shoqërore të këtij kantoni./ R. Rifati

























