11.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Zhura apo Ginestra, banorët e së cilës ligjërojnë me fjalë shqipe

Në ato rrugica të ngushta, mbi ato shkallë është gdhendur historia e qytetit, në të cilin nuk mungojnë emrat e shesheve dhe të rrugëve, të shkruara në shqip: Alessio, Skënderbeu, Schipetari, Jura etj.

Fshati i bukur Zhura u  ndërtua në rrënojat e qyteti lombard, që u shkatërrua nga normanët. Qyteti u themelua nga një komunitet i mërgimtarëve shqiptarë, të udhëhequr nga Francesco Zhura, i cili në vitin 1478 përfitoi nga territori i fshatit të vogël, duke ndërtuar shtëpi dhe duke përhapur  kulturën dhe rrënjët e tij. Elementet shqiptare të Ginestra-s vazhdojnë të jetojnë edhe në disa rite fetare.

  • Godina e Bashkisë së Zhurës
  • Toponimi i Zhurës në fokus të celularëve
  • Një nga objektet e kultit
  • Toponimi i Skënderbeut, mbuluar me trandafila
  • Toponimi Sheshit Albania