20.9 C
Zürich
Dienstag, September 15, 2026

Vucic dhe Dodik Non Grata në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prishtinë, dje ka organizuar protestë të qetë, në kundërshtim të ardhjes së Aleksander Vucicit dhe Milorad Dodik në Shqipëri. Këta dy të fundit janë pritur nga kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, ndërkohë që është cilësuar e papranueshme që dy persona që kanë marrë pjesë në gjenocidin që është bërë ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, të priten nga shteti shqiptar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Aleksandar Vučić, president i shtetit serb i cili me këmbëngulje refuzon të pranojë se ndaj shqiptarëve në Kosovë u kryen krime, erdhi dje në Shqipëri si të mos kishte ndodhur asgjë. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri kanë ftuar qytetarët që në mënyrë simbolike të dalin dhe ti tregojnë këtyre dy që nuk kanë vend në Shqipëri. Kjo protestë është përkrahur nga një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët mendojnë se Vucic dhe Dodik nuk e kanë vendin në Shqipëri, sepse ata kanë ndihmuar në krimin që është bërë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të Kosovës dhe madje vazhdojnë ta mohojnë krimin e bërë, madje duke i quajtur gënjeshtër masakrat që janë bërë ndaj shqiptarëve.