13.5 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Vizitë e Deputetit Jean-Philippe Pinto në Konsullatën e Kosovës në Cyrih

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih pati kënaqësinë të presë z. Jean-Philippe Pinto, deputet në Parlamentin Kantonal të Cyrihut dhe kryetar i Komunës së Volketswil-it.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e arsimit, kulturës dhe integrimit, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të lidhjeve të qëndrueshme ndërinstitucionale.

Konsullata mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale brenda territorit të saj konsullor.