20.3 C
Zürich
Donnerstag, September 17, 2026

Vdes Heroina e Kosovës, Madeleine Albright në moshën 84-vjeçare

“Kur më pyesnin se cila është gjëja për të cilën jam më krenare,
padyshim Kosova”

Madeleine Albright për BBC në vitin 2018.

Ish-presidenti Clinton ka thënë se Albright ndaloi spastrimin etnik në Bosnjë e Kosovë, dhe zbuloi sa e lumtur ishte ajo në ditën e zbulimit të statujës në Prishtinë.

‘’Nuk e harroj kohën kur isha në Prishtinë pas luftës, traumat e njerëzve dhe brohoritjet faleminderit Amerikë’. Kështu u shpreh ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e cila ishte kthyer në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të vendit nga forcat serbe, pas ndërhyrjes së NATO-s.

“Mendoj që Shtetet e Bashkuara bënë gjënë e duhur kur ndihmuan popullin e Kosovës të fitojnë lirinë e tyre dhe të punojnë shumë. Jam shumë e lumtur që jam me ju sot këtu, që vazhdoni të punoni shumë për paqe dhe demokraci në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihemi si person që kontribuoi për të, si dhe për të gjitha ato vajzat e vogla emri i të cilave është Madeleine’”, kishte thënë Albright.

Kujtojmë se Albright u nderua me Medaljen e Artë të Lirisë nga Kosova, medalje kjo që iu dorëzua nga presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova më 15 qershor 2004, në 5-vjetorin e Ditës së Lirisë të Kosovës

Presidenti Rugova e çmoi atë si mike të madhe të Kosovës dhe të popullit tonë. Po ashtu, më 12 qershor 2019 është zbuluar edhe busti i Madeleine Albright në Prishtinë.

Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka vdekur sot në moshën 84 vjeçare.