Kryetari i këtij ansambli, Lulzim Krasniqi, shpreh kënaqësinë që ëndrra e kamotshme u bë realitet, sepse për herë të parë në historinë 50-vjeçare të realizimit të këtij evenimenti, sivjet nga 28-30 qershori i jepet mundësia e pjesëmarrjes së një shoqërie kulturo-artistike shqiptare dhe se kjo ftesë vjen pas paraqitjes tejet të suksesshme të kulturës dhe traditës sonë në “Eidgenösisches Älplerfest” në Pratteln BL në vitin 2022.
Shoqëritë dhe ansamblet artistike shqiptare në Zvicrës, krahas sportistëve tanë elitar në shtetin helvetik, janë bërë pjesë e mirë e imazhit të komunitetit tonë në Zvicër. Në këtë kontest do shikuar edhe ftesa që i është bërë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Vatra” nüe Zvicër, që paraqet një nga grupet më të hershme me një bagazhe të pasur kulturor këtu në mërgatë. Ndaj edhe siç thonë drejtuesit e këtij ansambli sot Ansambli “Vatra” është gati që të thyejë sërish akullin, por kësaj here në Winterthur. Edhe atë nga datat 28-30 Qershor 2024”, shprehet Lulzim Krasniqi, për prointegrën, përmes një postimi të dërguar.
Tashmë është e ditur se Ansambli i këngëve dhe valleve burimore shqiptare “Vatra” në Zvicër për vite me radhë ka ruajtur vlera të shumta kulturore e kombëtare, ndërsa që kësaj radhe ky ansambël për herë të parë do të përfaqësojë kulturën shqiptare në festivalin e shquar “Albanifest”, të Winterthurit, moment ky që ka rëndësi jo vetëm për këtë ansambël , pasiqë manifestimi tradicional Albanifest, cilësohet si festa më e madhe e një qyteti në Evropë.
Drejtuesi i “Vatrës”, thekson se: Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që një ansambël apo shoqëri shqiptare merr pjesë në këtë event, ku përfaqësohen pothuajse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Zvicrës dhe se ky moment shënon një triumf edhe për vet kulturën, traditën dhe identitetin shqiptar, veçmas kur merret parasysh edhe veshja shumëllojshme e anëtarëve tanë, ushqimeve tradicionale, përmes promovimit të produkteve vendore si dhe muzikën tonë, që ansambli ynë do të prezantojë me krenari e bukuri.
Krasniqi, për lexuesit e portaleve jep edhe adresën ku do të mbahet kjo ngjarje e madhe kulturore: Adresa jonë në Steinberggasse 57 është vendi ku të gjithë jeni të ftuar të përjetoni bukurinë dhe sharmin e VATRËS sonë. Ju presim me zemër të hapur”, përfundon me dëshirën që edhe

























