12.5 C
Zürich
Freitag, September 18, 2026

Vargje vere

Vargje vere

Është verë edhe vapë
Kjo është e natyrshme

Kërkohen hije edhe freski
Kjo është e natyrshme

Pak molisje e pak dremitje
Kjo është e natyrshme

Me mërgimtarë rilindemi përsëri
Kjo është e natyrshme

Veç ngjarjezeza shumë e botë e rrëmujtë
Kjo s’është e mos u bëftë natyrshme

Kjo vapë vere e natyrshme
Mos na përvëloftë në shpirt

Verë e vapë krahpërkrah u rrokën
Sërish në valle shprese për mbarësinë e botës