Më 23 Shkurt 2023, pikërisht në pritjen e organizuar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Sami Ukelli, përzgjodhi për ndarjen e një mirënjohje edhe atë me plot meritë për humanistenValdete Hotin me motivacionin: „Për angazhimin e saj të palodhur në mbështetjen e komunitetit dhe promovimin e vazhdueshëm të barazisë tek diaspora shqiptare në Zvicër“ .- Valdete Hoti tash e 11 vjet përmes Qendrës “Parandalo”, së bashku me Xhemal Selimin e kanë organizuar mbajtjen e ligjëratave të shumta për shqiptarët me ekspert të ndryshëm nga shumë fusha me karakter social e human
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Të gjithë ne që patëm rastin po edhe fatin në momentin kur ambasadori i Kosovës në Bernë, z. Sami Ukelli nderoi me mirënjohje humanisten e mirënjohur Valedete Hoti, nuk patëm se si mos të ndajmë gëzimin me te, aq më parë duke e njohur punën e saj humanitare prej afro tri dekadash, filluar nga projekte humanitare. Valedeten me këtë rast e uruan edhe ambasadori i Shqipërisë në Bernë z. Ilir Gjoni si dhe Cedric Wermuth, co-President i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.
Kjo humaniste e rrallë, ndonëse është e kufizuar nga problemet shëndetësore dhe lëvizjet e saja bënë me karrocë, arrti më parë që edhe në këto rrethana të kryej një shkollë të lartë dhe ndërkohë ti përvishet punës me Projektin „Shpresa“, së bashku me dy humanistet tjera Annelisa Schneller dhe Shukrije Ramadanin, meqë rast sjellin në Zvicër mbi 30 invalidë, shumica ish- ushtarë të plagosur të UÇK-së, duke mos u mjaftuar me kaq por edhe duke e zgjeruar veprimtarinë edhe në projekte tjera humanitare në të mirë të komunitetit tonë në Zvicër, veçmas në ndalimin e dukurive që kanë për pasoja shëndetin e njeriut, sidomos të botës rinore.
Ndër projektet që tash më ka bërë emër jo vetëm brenda komunitetit tonë por edhe të atij vendas është sidomos themelimi i Shoqatës “Parandalo”, kur së bashku me ish-luftëtarin e UÇK-së Xhemal Selimin edhe themeluan Shoqatën „Parandalo“ e cila nga viti 2019 e ka dhe Qendrën e saj në qytetin e Cyrihut, ku edhe kanë ndihmuar, kryesisht pa pagesë shqiptarë të shumtë moshash të ndryshme duke i mbështet ata me këshillime ndërmjetësime, përkthime pranë institucioneve sociale, shëndetësore, arsimore dhe juridike të Zvicrës.
Lidhur me tërë punën dhe shërbime që ofron kjo qendër, Xhevat Hasani që është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kësaj qendre shkruan se si. “Valdete Hoti në raste të caktuar e ka bërë edhe strehimin e përkohshëm në banesën e saj të grave ose të vajzave me situata të ndërlikuara familjare dhe ekonomike.”
Do veçuar faktin se edhe në kushtet e pandemisë Qendrën Parandalo organizoi edhe vaksinimin e qytetarëve, gjë që kjo tërhoqi interesimin e madh jo vetëm në opinion vendas, por edhe të vet mediave zvicerane.
































